E dashur gazeta Intervista. Kam një pyetje për doktorin e veshkave. Mua më kanë dhëmbur veshkat  për disa kohë dhe mora kurim. Kura më bëri mirë por më kap herë pas herë ndonjë krizë. Një mikesha ime më thotë që soda e bukës, bën mirë për veshkat dhe më sugjeroi që të pija 3-4 herë në javë ujë me sodë. Ju si specialist çfarë më këshilloni, më bën mirë uji më sodë apo jo?

 

Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog, 0665558833:- Përshëndetje!  Soda e bukës është lënda bazë e disa medikamenteve që përdoren nga pacientët me veshka të dëmtuara. Në rastin tuaj, nga çfarë lexoj, nuk duket të keni mbetur me pasoja, apo jo? Gjithsesi, ju rekomandoj një konsultë nefrologu për të gjykuar a keni nevojë për medikamente, apo jo.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *