Rrjetet sociale janë mjeti më i mirë dhe bashkëkohor i përçimit të mesazheve te opinioni public dhe si të tillë shfrytëzohen nga të gjithë pa përjashtim, qofshin ata personazhe publik apo jo. Por kush ka arritur që ‘t’ua rrëmbejë’ shqiptarëve për të patur më shumë ndjekës në profilin e tij në Facebook e më tej. Në një hulumtim të thjeshtë rezulton se ‘mbreti’ i Facebook është Ermal Mamaqi, aktor, këngëtar dhe moderator. Më pas renditen dy prej politikanëve që ndiqen më shumë, Edi Rama dhe Sali Berisha, duke ia lënë vendin këngëtares Bleona Qerreti dhe aktorit të humorit Bes Kallakut. Për të shuar kuriozitetin se sa ndjekës kanë personazhe të njohur shqiptarë, shikoni këto foto të shkëputura nga profilet e tyre zyrtare
Advertisement