Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

16 vjeçari që bën për vete publikun shqiptarë, njihuni me Turabi Hajollin!

Është vetëm 16 vjeçar dhe po e shijon në maksimum suksesin e hitit të tij, këngës me titull “Ok Ok Nasht”, këngë kjo që tingëllon shumë verore. Turabi Hajolli është një emër që duhet ta mbani në mend, pasi garanton këngë hite. Kush është saktësisht ky djalë i ri që po ja thotë bukur këngës e që është specialist i muzikës live, mësojeni përmes kësaj interviste.

“Jam 16 vjeçar, jam nga Kosova, por i lindur në Shtutgart të Gjermanisë, ku edhe jetoj bashkë me familjen. Bëj jetë si të gjithë bashkëmoshatarët e mi, edhe pse dalloj në një pikë, këndoj, jam i angazhuar në muzikë dhe e kam jetën më dinamike. Që fëmijë kam dashur të merrem me muzikë, të jem këngëtar i popullarizuar, të këndoj për njërëzit. Më në fund e realizova ëndrrën dhe dëshirën time dhe po e gjej kënaqësinë në këtë fushë që më pëlqen, e kam të trashëguar, pasi edhe babai im merret me muzikë. Kur e ke trashëgim, është më lehtë, edhe pse unë po punoj fort për sukses dhe profesionalizëm”, thekson kështu në rrëfimin e tij Turabi.

“Kënga ime e parë titullohet “Absolut ok” dhe është pëlqyer mjaft. Ishim me babin, Rrahman Kryeziun dhe Daim Lalën duke biseduar dhe atëherë Daimi më pyeti se a kam dëshirë ta bëjë një projekt veror. Sigurisht që i thashë se po dhe pas dy ditësh filluam punën në studion e Daim Lales ku edhe u punua “OK Ok Nasht”, kënga ime e re, e cila është tamam për verë. Teksti është shkruar nga Astrit Lala dhe unë, muzika është nga Rrahman Kryeziu, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “M Production”. Jam edhe në dasma e ahengje, ku këndohet live dhe ku kërkohet atmosferë e zjarrtë. Gjithmonë gati për ta “djeg”. Jeta ime kryesisht është e orientuar nga kuzika. Zakonisht gjendem në studio duke eksperiementuar me melodi, me tekste. Por, normal që edhe dal me shokë”, thotë mes tjerave këngëtari i ri dhe mjaft i talentuar.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sedati vjen si Cobra: Së shpejti duet me Kallashin dhe Gazin

Next Post

Aurela Gaçe i plotëson dëshirën Nexhmije Pagarushës

Advertisement