Dashi
Përfitoni nga planetët pozitivë në shenjën e Luanit për të luajtur dhe zbavitur. Kur jeta ju ofron kënaqësi, mos refuzoni kurrë, sidomos nëse keni punuar gjithë javën. Nganjëherë ju e teproni, sidomos kur sapo jeni dashuruar. Fakti që keni një lidhje dashurore, nuk do të thotë të rrini gjithë ditën ngjitur me njëri-tjetrin. Lëreni pak tjetrin rehat dhe shijojeni jetën me mënyra të tjera. Ekzistojnë edhe shoqëria, familja, etj.

Demi
Ju i ekzaminoni financat tuaja me imtësi, sepse e dini se ekziston një dallim mes dëshirave dhe mundësive. Bëjini llogaritë mirë se çfarë mund ose duhet të blini. Mbase duhet të bëni ndonjë ndryshim në jetën tuaj, si për shembull, të ndërroni punë për të marrë një rrogë më të lartë. Mund të bëni ndonjë stazh, apo të mësoni një gjuhë të re, për të bërë përpara në karrierë. Në lidhje, gjithçka shkon mirë. Kjo do të jetë një periudhë e bukur dhe plot pasion.

Binjakët
Ju do të jeni shenja më dinamike e zodiakut këtë javë. Jeni të palodhur dhe nuk ndaleni kurrë, aq sa të tjerët rrotull jush ju pyesin si ia dilni mbanë. Do të qetësoheni nga fundi i javës dhe kjo do të qetësojë edhe partnerin/en, të cilit/ës i ka ardhur në majë të hundës ky aktivitet i shfrenuar. Kujdes kur jeni në timon, mos iu përgjigjni telefonatave, se mund të bëni ndonjë aksident. Edhe në punë jeni plot ide të reja. Ky dinamizëm u pëlqen edhe shefave, edhe kolegëve.

Gaforrja
Pikërisht nga fundi i javës ju do të rigjeni dëshirën për të bërë gjithçka që dëshironit të bënit më parë, pa patur energjinë e duhur. Do të jeni shumë mirë, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht, bile pa marrë vitamina shtesë. Do të përfitoni nga kjo formë e mirë për t’u marrë me sport, në mënyrë që të jeni gati për në plazh. Në dashuri do të jeni më të guximshëm. Nëse jeni vetëm, do të guxoni t’i afroheni pa pasur frikë dikujt që ju pëlqen.

Luani
Javë e bukur për ju. Afërdita dhe Jupiteri do të vazhdojnë të jenë në shenjën tuaj dhe ju do të jeni në një pozicion të mirë për të marrë favoret e tyre. Do të keni shans këtë javë; një shok apo shoqe do t’ju ftojnë të shkoni me pushime me ta, falas, apo prindërit do t’ju financojnë një udhëtim që e ëndërronit prej kohësh. Shefi do t’ju ofrojë një rritje në karrierë, do të bëni një stazh pune ose një takim që do t’ju bëjë të ndjeheni në qiellin e shtatë. Përfitoni në maksimum!

Virgjëresha
Saturni do t’ju ribëjë një vizitë të shkurtër këtë javë dhe ju do të vazhdoni të jeni nën ndikimin e tij. Mesazhi i planetëve është i qartë: Autenticitet e sinqeritet, gjë që e praktikoni që prej disa muajve tashmë. Një shok/qe do t’ju kërkojë ndihmë për një projekt libri dhe ju do të pranoni, sepse do t’ju interesojnë idetë e tij/saj. Do të zbuloni edhe një shkrimtar të ri që do t’ju joshë. Një fazë kulturore e gjallë, mbase edhe nga takimi me një djalë/vajzë intelektual/e.

Peshorja
Ju do të merrni disa vendime të prera, aq sa do ta çudisni edhe veten tuaj me mënyrën tuaj të re të të vepruarit. E gjitha kjo do të jetë meritë e Neptunit, i cili do t’ju ndihmojë të mos dyshoni për vendimet që do të merrni dhe t’i peshoni mirë pasojat e veprimeve tuaja. Edhe në dashuri ju e keni të qartë rrugën tuaj dhe i kërkoni edhe partnerit/es të vendosë se çfarë pret nga lidhja. Ai/ajo bën mirë të jetë po aq i qartë sa ju në dëshirat që ka.

Akrepi
Saturni do të ndikojë edhe në shenjën tuaj. Papritmas ju do të mund të ritakoni persona të së shkuarës suaj, një shok/shoqe e vjetër, një ish që do të rishfaqet në jetën tuaj pasi ka reflektuar mirë, shefi juaj që mund të ndërrojë mendim për ju. Ju keni evoluar, kështu që edhe të tjerët ndërgjegjësohen për këtë. Ju i nxirrni vetë përfundimet për të kaluarën, nuk keni nevojë për psikolog. Kështu, do të vini re se keni ndryshuar për mirë, jeni më të pjekur dhe më të përgjegjshëm.

Shigjetari
Ju bëni shumë projekte në lidhje me çftin tuaj, keni dëshirë të përparoni së bashku, të ndërtoni diçka. Ju e detyroni partnerin/en të vendosë se çfarë do nga jeta: Të rrijë me ju, të bëni një fëmijë, të udhëtoni? Ju i bëni gjithë këto pyetje dhe doni përgjigje të menjëhershme. Kjo mund të jetë e frikshme dhe nëse ai/ajo nuk do t’i japë të gjitha përgjigjet menjëherë, lërini pak kohë. Do të planifikoni një udhëtim me një shok/shoqe. Nëse partneri/ja do të vijë me ju mirë, nëse jo, do të niseni edhe pa të…

Bricjapi
Disa nga zakonet tuaja të këqija ju bezdisin, aq sa të doni t’i hiqni qafe. Për shembull, vazhdoni të hani thonjtë, ndjeheni të ndrojtur në situatat intime, pak si të ngurtë. Ju doni të ndryshoni për mirë, por për këtë duhet të përpiloni një plan. Në punë, ju ndihmoni një koleg/e për të mbaruar një punë që s’e bën dot. Në dashuri, vazhdoni t’i bëni shumë pyetje vetes, por për momentin, i mbani ato për vete.

Ujori
Ju mendoni vetëm për të dalë, për t’u zbavitur, pa kokëçarje, pa u menduar shumë. Ndërkohë, jeni paksa të hutuar, harroni se ku keni vënë dokumentet, çelësat dhe nuk e keni mendjen në vend. Për disa që janë të sapodashuruar, kjo është e kuptueshme, kurse të tjerët duan thjesht të jetojnë momentin. E gjitha kjo falë Jupiterit që ju shtyn në drejtimin e duhur. Jeni shumë popullorë edhe në punë, sepse dini të mbani një qëndrim të mirë kur punoni në grup. Të gjithë ju duan.

Peshqit
Një moment kritik në çift. Ju shpesh i thoni shakara me thumb tjetrit. Nëse ai/ajo ka sens humori dhe jua kthen përgjigjen, mirë, nëse jo, situata mund të degjenerojë. Nëse keni diçka që ju rëndon në shpirt, mos prisni që gjërat të trashen, thuajani menjëherë, përndryshe do të kujtojë se po lani hesapet me të. Është faji i Saturnit që ju shtyn të flisni pa dorashka. Ndërkohë, me miqtë ju jeni joshës, i adhurueshëm, pa i gjykuar. Ndryshe veproni në shtëpi. Shoku/shoqja juaj e ngushtë ju këshillon të mateni kur të flisni me partnerin/en dhe ka të drejtë.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *