Përshëndetje redaksia e gazetës Intervista. Unë jam një zonjë 65 vjeçe në pension dhe më vjen mirë që ende ka rubrika dhe për moshën tonë sidomos me këto shkrimet e përjavshme të gatimit na kënaqni. Bashkëshorti im është 72 vjeç po është shumë me huqe në të ngrënë, gjithmonë më nxjerr nga një tekë e shpeshherë i them aman more burrë më duket sikur të kam djalin e fëmijëve dhe jo bashkëshort dhe vë buzën në gaz. Ai pëlqen shumë fërgesën me salcë dhe djath por unë dua ti gatuaj diçka me fruta deti ose karkaleca, konkretisht dua një recetë të veçantë me çfarë mund t’ia gatuaj në kushtet tona të shtëpisë. Nëse është e mundur mundeni të na dërgoni një recetë për 4 persona. Faleminderit.
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:-Përshëndetje zonjë! Ju uroj shëndet si fillim bashkë me bashkëshortin tuaj. Duke menduar se dhe ne kemi një mama, një nënë në shtëpi do ta kthej përgjigjen me kënaqësinë më të madhe duke të thënë se receta më e veçantë që mund ti pregatisësh bashkëshortit tënd është tava me salcë dhe karkaleca i njohur edhe me emrin sakanaq. Për të përgatitur këtë pjatë duhen këta përbërës:
1 kg karkaleca deti të pastruara
300 gr djathë të bardhë të grirë
2 filxhan kafe vaj ulliri
2 domate të grira
1 lugë supe me salcë domate
1 qepë të grirë
3 thelpinj hudhër
1 lugë kafe rigon
1/2 filxhan kafe me verë të bardhë
1 lugë kafe me majdanoz të grirë
Kripë
Piper
Përgatitja: Në një tigan të nxehur me 1/2 e vajit të ullirit skuqim qepën dhe një thelpi hudhër të grirë. Shtojmë domatet, salcën e domates dhe rigonin. E lëmë që të ziejnë deri sa të mpikset salca dhe e heqim nga zjarri