Burra të huaj

Përshëndetje, kam rreth dy vite që unë shoh të njëjtën ëndërr. Më bëhet sikur disa burra më ndjekin nga pas dhe duan të më vrasin herë me pistoletë e herë me gurë. Më trembin aq shumë sa arrin të më dali dhe gjumi. Në të vërtetë unë jam e fejuar prej një viti e gjysëm dhe sa herë jam me të fejuarin këto ëndrra nuk i shoh. Jam e shqetësuar për faktin se çfarë kuptimi mund të kenë? Faleminderit

 

Ëndrrat që përsëriten e kanë një esencë brenda vetes dhe kjo situatë është brenda mendimit tuaj. Një problem juaji i pzgjidhur i krijon këto ëndrra. Nëse ke lënë diçka pa sqaruar ti nuk ke nevojë për prezencën e të fejuarit tënd por sqaroi gjërat vet dhe përballu. Ti ndihesh e mbështetur me të fejuarin tënd por duhet të shkarkosh nga truri gjërat e të kaluarës dhe të heqësh nga mendja kërcënimet apo sekretet që mund të kesh patur.  Hiqi mankthet që ke dhe jeto pa probleme.

 

Më përplasi makina

Kam parë në ëndërr sikur kaloja pranë shtëpisë sime dhe shoh që një makinë vjen drejt meje dhe i ruhem asaj por ndërkohë një makinë tjetër më përplas. Unë jam në tokë dhe dëmtoj disa pjesë të trupit por nuk shoh gjak dhe këtu më del ëndrra. Çfarë do të thotë kjo?

 

Kjo ëndërr ka të bëj me shqetësimet e punës. Të dëmtohesh dhe të mos kesh gjak do të thotë që nuk ke probleme. Ky lloj aksidenti tregon edhe problemet ekonomike që has. Ëndrrat e frikshme janë ligji i të kundërtave dhe do kesh gëzime besoj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *