Doktoreshë Senera përshëndetje! Unë jam një djalë 24 vjeç dhe para një viti dola me dy shokët e mi xhiro me motorr, domethënë secili me të vetin dhe duke bërë shaka nuk e di si e humba kontrollin dhe u rrëzova. Pata gërvishtje në fytyrë dhe u drejtova menjëherë në spital. Isha çarë dhe anash buzës dhe ma qepën mirëpo pas kësaj në fytyrë dhe në cepin e buzës kam shenja të cilat sa herë i shoh më duket sikur më shpifet vetja dhe s’di çfarë të bëj. Do doja të pyesja nëse do mund ti trajtohesha ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale për t’i hequr këto? Nëse po më thoni se çfarë duhet të bëj. Faleminderit
Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA instagram @kirurgjiplastike, facebook @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II, tel 00355686779875: Përshëndetje i nderuar. Si fillim, më vjen shumë keq për ndodhinë tuaj me motorr. Përsa i përket shenjave anash buzës, sigurisht që ka zgjidhje. Nëse keni një çikatriçe të madhe pra nëse plaga nuk është qepur mirë, mund të bëjmë një revizion të çikatriçes, pra ta heqim atë aktuale dhe ta riqepim me fijet e duhura që përdorin kirurgët plastikë dhe me teknikën e veçantë për të mbetur sa më pak shenjë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!