Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta zgjidh problemin e djalit?

Përshëndetje Artan! Jam një prind shumë i shqetësuar për gjendjen e fëmijës tim. Djali im është 23 vjeç dhe një natë që kishte dal me shokët e tij në kundravajtje i hyn një i dehur dhe e përplas me makinë dhe nga ky aksident ai pati dëmtim në uretër dhe tani nuk urinon dot. Si mund ta zgjidh këtë problem? Mund të bëhet dot operacion?

 

Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog, 0665558833:-Përshëndetje. Më vjen keq për djalin, këto lloj traumash janë të shpeshta në Shqipëri. Probleme të tilla janë të zgjidhshme, kështu që mos u shqetësoni. Ka mënyra të lehta, ka mënyra më të komplikuara për të zgjidhur këtë problem, gjithçka varet nga gjendja aktuale e djalit. A është kryer ndërhyrje më parë apo jo, kur themi “djali nuk urinon dot” do të thotë që ka një kateter suprapubik apo jo, a ka njëkohësisht frakturë të kockave të legenit apo jo. Ka shumë faktorë që duhen gjykuar por paraprakisht mund t’ju them se këto probleme janë të zgjidhshme. Operacioni që kryhet më shpesh në këto raste është uretroplastia me mukozë bukale ose rikonstruksioni i kanalit urinar duke marrë një shtresë të hollë brenda gojës së vetë pacientit. Për më shumë informacion, më duhet të shoh gjendjen e djalit. Të shkuara.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A rregullohet paraliza parciale?

Next Post

E kanë fajin testikujt?

Advertisement