Besarta Krasniqi rikthehet fuqishëm me “Hajde merrum” Një këngëtare simpatike si ajo është gati pas një pauze të rikthehet fuqishëm. Po flasim për Besarta Krasniqin vajzën me origjinë nga Kosova por që ka vite që jeton në Gjermani, ku mësojmë se sapo ka realizuar këngën duke e sjellë me një video të bukur “Hajde merrum”. Besarta ka zgjedhur këtë herë të bashkëpunojë me djemtë që sjellin hite ku për muzikën dhe orkestrimin e tekst është kujdesur Massiv Production, ndërsa xhirimet e klipit janë realizuar në Gjilan nga Bug Production, e për make up është kujdesur Flutra nga Gjilani. Kjo këngë e saj e re e rikthen këngëtaren më të fortë se kurrë më parë.
Advertisement