Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të kthehem në formën që kam qenë!

Instruktor, unë jam një vajzë 19 vjeçe dhe gjatë kohës së provimeve unë filloja të haja shumë nga stresi dhe shtova ca kile më tepër kam 2 muaj që kam filluar palestrën pasi nuk më pëlqen trupi im kur e shoh në pasqyrë, vithet i kam të dala dhe përpara se të merrja shëndetin unë nuk isha ashtu, trupi im ishte me linja perfekte. Unë dua të kthehem siç kam qenë ndaj dhe do desha disa këshilla nga ju për të të rikthyer një trup me forma. Faleminderit dhe ju përshëndes. Eni

 

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228- Eni përshëndetje! Tani ti duhet të ndihesh krenare për veten sepse ti je përkushtuar sezonit tënd të provimeve. Ti duhet të jesh e ndërgjegjshme që në jetë gjithçka e ka një kosto, në këto kushte ti vure disa kg më tepër  sepse studiove me orë të tëra. Kur studion trupi përjeton stres dhe si pasojë e kësaj shoqërohet me një oreks si mekanizëm i përballimit të stresit. Në këto kushte rritet kortizoli në organizëm të një subtsance që çlirohet kur jemi në stres dhe trupi mbledh ujra. U zgjata pak gjatë për të të bërë ty të kuptosh se çfarë po ndodh dhe mbi të gjitha të ndjehesh krenare për veten. Le të përqëndrohemi te problemi konkret.

Advertisement

 

Programi stërvitor

-Ushtrime me pesha me15 e lart duke i përsëritur ushtrimet

-Ke një kohë të shkurtër pushimi ndërmejt seteve

– 2 javët e para do bësh 2 ushtrime për çdo grup muskuli

-Në fund 30 minuta ecje malore te pista

 

Programi ushqimor

 

-Mëngjesin duhet ta hash mirë si përshembull, 2 feta bukë thekre me gjalp pa yndyrë me pak mjalt sipër, 2 vezë të ziera dhe një gotë lëng qitroje.

-Dreka: fileto pule, oriz dhe sallat jeshile

-Darka: peshk dhe  patate të ziera

(Ndërsa në hapsirën ndërmjet vakteve konsumo fruta si mollë ose banane).

Dietën ta kam specifikuar me detaje ndërsa programin stërvitor në vija të përgjithshme dhe kjo me arsyen se instruktori përkatës në palestër do të japi detajet duke u bazuar në parimet që une të kam shkruar.

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kallashi “çmend” edhe Dubain!

Next Post

I kanë dalë dhëmbët shumë shpejt

Advertisement