Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dënohet 17-vjeçarja, i vodhi orën 35 mijë euro Getoar Selimit

Verën e kaluar, reperi i njohur nga Prishtina, Getoar Selimi, ra pre e një grabitjeje në apartamentin e tij në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, pasi një vajzë 17­vjeçare i vodhi orën 35 mijë euro. Direkt pas ngjarjes, vajza me inicialet D.K. u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u mësua se ishte e bija e pastrueses, që këngëtari kishte punësuar për t’u kujdesur për apartamentin. 17­vjeçarja shkoi në shtëpinë e tij së bashku me nënën e saj, dhe fshehurazi saj vodhi orën “Hublot”, që kushtonte 35 mijë euro. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur pas ndodhisë se grabitja u krye në momentin kur Getoar Salimi dhe e dashura e tij, Marina Vjollca, nuk ndodheshin në shtëpi, shkruan panorama.

Vajza me banim në Kamëz ia dha orën të dashurit të saj, Mërgim Lala, për ta fshehur në banesën e tij, por nuk vonoi shumë pasi ajo dhe i dashuri 20­vjeçar u arrestuan. Tashmë vetëm disa muaj pas ngjarjes, Gjykata e Tiranës ka përfunduar Gjykimin, duke e shpallur fajtore vajzën dhe të dashurin e saj. Sipas vendimit, Gjykata e ka shpallur fajtore vajzën me inicialet D.K. me 4 vjet e 6 muaj burg. Dënimi i saj ka shkuar në 3 vjet burg, për shkak të uljes së një të tretës si rrjedhojë e gjykimit të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Me gjithë këtë dënim, ajo nuk do të vuajë dënim në qeli.

Në përfundim, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 5­ vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, e pandehura duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale. Gjatë hetimeve paraprake, si edhe gjatë gjykimit, ajo ka pranuar faktin e ndodhur duke shpjeguar mbi ngjarjen. Gjykata ka deklaruar të fajshëm edhe të dashurin e saj, personi të cilit i ka dhuruar orën e Getoarit, pasi e ka vjedhur atë. Ai është shpallur fajtor për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, pasi, ndonëse kishte mësuar se ora ishte e vjedhur, nuk e ka denoncuar atë. Djali është dënuar me 4 muaj burg, por përfundimisht gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi. Ai po ashtu do të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës për një periudhë 18­ mujore.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një zë brilant si Esmina!

Next Post

Edicioni i nëntë i spektaklit ‘Big Brother Albania’ fillon sonte dhe vjen me disa ndryshime.

Advertisement