Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezi2

Kurrnacët

Tre kurrnacë ishin dikur

emrat Skruc-Mak-Dak i kishin

Advertisement

Ishin bërë kockë e lëkurë

thua dysh në xhep nuk kishin

 

Krehoheshin si kursimtarë

që problem për para s’kishin

Por, si shkopinj ishin tharë

kockën dhe lëkurën kishin

 

Të tre kishin një mendim

që të tre njëlloj shpenzonin

Bënin jashtë mase kursim

paratë rrinin numëronin

 

Një ditë Skruci humb një lirë

por te shokët nuk tregoi

Duke kërkuar i ranë sytë

u humb lira, iku e shkoi

 

Orë me radhë ai kërkoi

s’e gjeti, kot u mundua

Vajti shokëve u tregoi

u sëmur e s’u shërua.

 

Hynë dy të tjerët në kërkim

Kurse ky vdiq nga meraku

S’morën pjesë as në varrim

për një lirë u prish gjaku

 

Pa pushim ata kërkuan

së fundi e gjeti Maku

Episodet s’përfunduan

Dakut në tru i ra gjaku

 

Daku vdiq nga pikëllimi

se fatkeq ai kish qëlluar

Maku ra vdiq nga gëzimi

sapo lirën pa në duar

 

Të tre vdiqen për një lirë

Si të ndaheshin? Ishin shokë

S’tregoi Zoti pak mëshirë

Për një lirë i çoi në tokë… Astrit Balliu

 

Aventura u mbyll

Rrobat, pa trup,

Flokët, si terri,

Fjalët jofrymore,

Jotrupor zëri.

 

Takimi, pa prekje,

Sytë, dritë neoni,

Duart s’gjejnë prehje,

I papjekur pasioni.

 

Je kalorëse pa orë,

Në frymën e erës,

Ti, element njerëzor,

I natës e pranverës.

 

Hijet e tua rane,

Kur ra edhe nje yll,

Qepallat m’u ndanë,

Aventura u mbyll. Klevis Bakillari

 

Ndërkohë… Ti!

Do të ndërrojnë kohët se kjo kohë u plak,

e maskës së saj i doli boja,

një tjetër do të vijë prapë,

e do të hiqet më e bukur, gjoja…

 

Duke menduar për vetminë i vetmuar,

se ndoshta ti do të më kujtosh,

atëhere kur universit,

harresën do t’i kërkosh…

 

Të më kujtosh… Perse jo?!

Unë nuk kam e nuk mundem të kem faj,

edhe përse habitem me veten,

ti më mungon e ndihem sikur qaj…

 

Diku brenda vetes, në thellësi të vetvetes,

aty ku unë besoj se qenia ime buron,

aty ku vet’ heshtja, është një citat,

i lënë nga koha për kohën që vijon…

…Ti lind si fillesa e fillesës sime,

e shkon dhe në detajet që unë nuk jam,

edhe përse veten e përfytyrova me sy mbyllur,

përse bëhet fjalë, idenë ia kam!

 

Do të ndërrojnë kohët, dita brenda ditës vdes,

për mend të kokës, koha kohën nuk e pret,

çastin vret çastin një çast për të jetuar,

e unë si qiri… Më ndiz për t’u shuar!

 

…Ti dritë e zbehtë me errësirë mbuluar,

a mos vallë erresire me të dritës hije,

sido qe te jesh, une të kam ty,

sikur qielli i natës ka yjet!

 

Ty të ndesha diku(r) si një produksion,

për t’u bërë brenda kohës sime më i bukuri hit,

se ndryshe si do të mund të shpjegohej,

që ti ma ndjek ritmin e mendimit përdite!

 

…Dhe prapë do të të dua …

…Çfarë ndjeva tashmë, në kohë ka lënë gjurmë,

dhe duke menduar se vdekja është koncept njerëzor,

kështu sikur të ndjeva s’kam për të vdekur kurrë,

ose më mirë…

Brenda meje do të te kem kudo që të shkoj… Jeton Shehu

 

 

Pas xhamave të trenit të shoh të mbetesh prapa…

Pa lëvizur, aty!

Ndoshta me shpresën që edhe mund të kthej.

Më kot! U nis treni, bashkë me të edhe unë.

Nuk ndalon. Nuk ndaloj as unë.

Ndoshta shpreson, por më kot!

Mos prit! Mos qaj! U bë ç’deshe ti.

Largohet treni, largohem dhe unë

Harroji puthjet e mia, harroji “të dua!” e mia

Gjithçka timen harroje. Së fundi, mbete e qetë,

Kaq kohë ma kërkoje, s’desha të ik…

Të lutesha të qëndroj. Ngurroje!

Më kërkoje edhe të nxitoj

Të bëj plaçkat gati e të ik

Të të le vetëm!

Së fundi, ja: Je vetëm! Je e lire…

Por nuk shoh të gëzohesh.

Fytyra jote të paktën, paraqitja jote

Tek ke mbetur e ngrirë, tregon të kundërtën…

Përse? Mos vallë? Kërcënimet e tua nuk kishin të bëjnë

Me atë që në të vërtetë doje?

Mos vallë kërcënoje

Me mendimin që nuk mund të ik?

Gabim! Disfatë! Besoj dhe vetë tani e kupton.

Gabim! Së fundi më… “ndëshkove”!

Këtë nuk deshe? Pse s’flet? Pse mendohesh?

Ke ngrirë! Nuk flet, nuk ecën… qëndron.

Ç’mendohesh? Më kot! Është vonë

Jam nisur, jemi ndarë…

Largohem! Më në fund! Largohem…

Je vetëm, pa mua, gëzohu! …LAMTUMIRË!… Astrit Balliu 22/10/2000

 

Nëse për ty nuk jam princeshë…
Nëse për ty nuk jam princeshë,
mos u lodh, kurrë s’do më kesh!
Nëse bukuroshe të tjera plot ke pranë,
shko e luaj me to o xhan!

E bukur ndoshta s’jam shumë,
por respektin për veten di ta ruaj unë!
Jam e lirë si zog në mal,
të më shkelë kush, jo, jo, nuk ia fal!

Qaj me zë, qesh me lot,
ironinë s’e duroj dot!
Gjërat që do jenë për mua,
t’i ndaj me tjetër, jo, nuk dua!
Nëse per ty nuk jam princeshë,
…MOS U LODH…
…KURRË S’DO MË KESH… Leonora Hoxhallari

 

Rrugë pa rrugëzgjidhje

Ylli i fundit sapo u largua,
Pres rrezet e para të dritës rrugën për t’ma ndriçuar…
Rrezet e dritës sapo ranë,
U bëra gati që rrugëtimin ta nis pa u ndal…

Vazhdova të eci pa e ditur ku do shkoj,
Kërkoj rrugë kryesore të gjej,
por askund s’po e shikoj…
Eci, vazhdoj sërish, edhe pse dhimbje ndjej,
Rrugë pa zgjidhje vetëm këtë po gjej…

Përsëri eci me mendimet që një rrugëzgjidhje do ketë,
Edhe pse vështirë në këtë botë ajo rrugë të jetë,
Eci i lodhur e i rraskapitur, pres diçka të ndodhe se jam sfilitur…

Eci e eci e shumë po dërrmohem,
Me shpirt nëpër dhëmbë po mundohem…

Eci, rrëzohem, vuaj e rënkoj,
Por e kotë se vetëm një “rrugë pa rrugëzgjidhje” shikoj… Nikoll Koca

 

Gjeniu…

O Migjen, gjeni i rrallë,

Ç’thesar ka lindur kjo tokë!

Librat tanë radhë-radhë

Ju me një bëtë epokë.

– S’ishe prerë për lajle-lule

Dhe në ballë i re mjerimit.

Kokën kurrë s’e përkule,

O Migjen i përparimit!

– Përndrit madhështia jote

Vrerin nga rrënjët e shkunde

Grushti yt gjëmon ndër mote.

O Mali, që nuk u tunde! Izet S. Culli

 

Moj Vlora nga Kosova!

Një vajzë e brishtë, plot hijeshi,

Si bija jonë na shërbente çdo mëngjes

Me emocion i dridhej syri dhe dora

I ati një ditë me dashamirësi

Shpitoi mallshëm:

– Po afrohu moj Vlora!

Disa nga ne sa s’derdhëm kafenë!

Mos u çuditni vëllazën

Ne Vlorën e kemi si Qabenë… Prishtinë 30.06.2001. Izet S. Culli.

 

Lulet e Mollës

Molla çeli shpejt këtë herë

Në dimër e jo në pranverë

E mashtroi koha e një dite

Që shpejt lulet t’i çilte

– Shumë shpejt u zhgënjye

Kur acari e ka ngri

Ngeli e tharë pa shokë

Të gjitha lulet i ranë në tokë

– Kush shpejt mashtrohet

Kush shpejt ka me u ngut

Do mbetet e tharë

Do mbetet pa asnjë frut Ilir Mera

 

Ndarja e tyre

U ndanë ata të dy

Të dashuruar marrëzisht

Divorcin ua bëri rruga e tyre

Po ajo rrugë, që kish njohur ai

U ndanë atë të dy

Dhe secili mori pjesën që i takonte

Pjesën e dashurisë

Ajo mori dhimbjen

Kurse ai, harrimin e saj pafund. Alban Arapi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi i javës 14-20 korrik

Next Post

Poezi1

Advertisement