Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Shoh ëndrra me puthje
Denisa Çerma: Çfarë më mban lidhur me Shqipërinë…!
Elita Reçi: Jam e bekuar!

Denisa Çerma: Çfarë më mban lidhur me Shqipërinë…!

Televizionet shqiptare janë të mbushura me moderatore emisionesh, por janë shumë të rralla ato që krijojnë një emër në ekran. Këtë herë, kemi zgjedhur të kemi të ftuar në rubrikën tonë “Televizion” Denisa Cermën, gazetaren dhe moderatoren e emisionit “Adam”, që publiku e takon në ekranin e Ora News dhe Chanel One! E konsiderojnë si moderatore shumë të aftë, dhe për më tepër që ajo ka nisur që herët të jetë pjesë e botës së televizionit, dhe tashmë eksperienca nuk i mungon. Kjo intervistë flet për një  Denisë ndryshe, flet për jetën e saj të përditshme, dhe pritshmëritë e saj nga ajo që bën, rrugën e bukur të televizionit dhe gjithçka tjetër rreth saj!


Fabjola Kuburi:- Denisa, gazetarja dhe moderatorja e këndshme e Ora News.
Si u ndodhe në këtë TV dhe, si nisi gjithçka drejt rrugës së bukur të gazetarisë?
Denisa Cerma:- Ka qenë një ftesë për një emision mëngjesi në Channel One. Drejtorja e Programacionit, Mimoza Agasi, më ftoi për të bërë një emision mbrëmjeje, dhe unë e kisha gati projektin, një format dedikuar meshkujve. Kështu nisi dhe, tani jemi në sezonin e 3-të.
– Çfarë mendon se ka ndryshuar tek gazetaria sot, duke pasur parasysh që ke goxha kohë në këtë profesion?
– Të them të drejtën, ka shumë pak gazetarë të mirë, ose ka, por nuk iu jepet mundësia. Gazetaria sot është kthyer në një armë të fuqishme për të thyer fenomene që dëmtojnë.
– Ti drejton një emision me emrin “Adam”, që transmetohet në Ora News dhe Chanel One. Na trego pak më shumë për idenë, realizimin dhe, targetin që ka ky emision?
– “Adam” është një emision që nis me meshkujt e mbaron me ta. Një profil me surpriza interesante që u ideoj personazheve, xhirimet e të cilit mbarojnë brenda një dite. Duke qenë se transmetohet në orar mbrëmjeje, targeti u përket të gjithëve!
– Ka ndodhur që të ftuarit në “Adam” të vijnë në momentin e fundit, apo të lajmërojnë që nuk mund të jenë prezentë në xhirime?
– Sa shumë herë ndodh, por ne gazetarët jemi mësuar, dhe ka justifikime deri tek më të çuditshmet, si: “Nuk e xhirojmë dot sot emisionin, sepse nuk kam hequr mjekrën”.
– Si përzgjidhen personazhet në këtë emision?
– Janë personazhe që bëjnë bujë në një moment. Personazhe, ekrani me të cilët nuk është konsumuar. Personazhe që kanë ende gjera të pathëna, si xhirimet në burg!
– Në vende si Shqipëria duhet mjaft guxim për të thënë të vërtetën, sidomos në media. Apo jo? Ti si mendon?
– Këtu ka një shtrembërim të madh në gjeneratë. Ky është ndoshta një nga problemet më të mëdha që kemi. Shpeshherë, ne si media jemi koshientë dhe duhet të punojmë më fort. Por jo çdo gjë është në varësinë tonë. Personalisht, unë si gazetare kam pasur momente kur nuk e kam thënë gjënë ashtu si ishte realisht, në një kuptim apo tjetrin, mirë që nuk ka qenë nga ato të vërteta të mëdha!
– Cila është intervista apo emisioni me personazhin më të bukur që ke realizuar deri më sot?
– Ka disa… Gazmend Oketa ka qenë një nga njerëzit më bashkëpunues dhe më të çiltër. Spartak Ngjela na ka lodhur si staf, por duke shtuar këtu batutat dhe humorin që ka, për mua mbetet një nga punët më të bukura!
– Sa “i ndershëm” mund të jetë një gazetar/e në Shqipëri?
– Varet si i intereson. Unë e shoh këtë të lidhur me paranë.
– A ke menduar të largohesh nga Shqipëria ndonjëherë?
– Të them të drejtën, jo.
– Çfarë të mban të lidhur me këtë vend?
– Familja ime! Jam shumë e lidhur me ta. Në punën time, në një vend tjetër, dhe pse jam shumë ambicioze, ndoshta nuk do të bëja atë që më pëlqente.
– Si është një gazetare që bën emision vetëm për meshkujt, me burrin e jetës së saj?
– Si çdo femër tjetër që ka një punë, por dhe një partner… e vëmendshme ndaj detajeve, dhe shumë e përkushtuar!
– Sa të mbështet ai në karrierën tënde?
– Shumë! Për mua, është kritiku të cilit i besoj shumë, dhe është këshilluesi më i mirë.
– A ka qenë ekrani gjithmonë synimi yt?
– Jo.
– Cili ka qenë modeli që ke ndjekur në jetë?
– Babai im! Modeli i një njeriu të qetë, që mendohet 2 herë kur flet, e priret të bëjë mirë kur ka diçka në dorë. Dhe ai i mamasë sime, e fortë dhe e guximshme!
– Çfarë formati tjetër do doje të prezantoje?
– Nuk e kam menduar… ndoshta një emision politik.
– A të bezdis fakti i të qenurit një personazh publik?
– Jo, sepse nuk e quaj veten kështu. Jam dhe natyrë që qëndroj larg aktiviteteve rozë.
– Fundjava është çlodhëse, apo impenjuese?
– Përpiqem të çlodhem dhe të takoj familjen time.
– Cila është marrëdhënia jote me celularin dhe internetin?
– Nuk jam e varur. I shoh si mjet pune.
– A e konsideron veten një femër të suksesshme?
– Bëj atë që kam dashur, dhe kënaqem kur më komplimentojnë. Për mua, sukses është dhe ky.
– Si do e mbyllje këtë intervistë, si një gazetare e mirëfilltë që je?
– Duke të të uruar fat ty në çdo gjë që bën, dhe me shpresën që ky vend një ditë do jetë i qetë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shoh ëndrra me puthje

Next Post

Elita Reçi: Jam e bekuar!

Advertisement