Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Vëllezërit shkodran me TECHPRO gati projektin muzikor me yjet internacionalë

Çdo ditë e më shumë yjet shqiptarë po shkëlqejnë në industrinë muzikore në botë. Por këtë herë ju prezantojmë dy vëllezër nga Shkodra, të cilët falë talentit të tyre dhe shtëpisë diskografike TECHPRO kanë bashkëpunuar me yjet e huaj për të na sjellë projektin “STIKIDE”. Artistët e këtij projekti muzikor do të jenë kolumbiani Deny K në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm latino-amerikan Kiko el Crazy, dhe me Jasmine Carrisi, vajzën e artistit të famshëm Albano Carrisi. Shqiptarët me mbiemrin Shkoza kanë krijuar tash një vit më parë shtëpinë e tyre diskografike, ndërsa mësojmë se kanë përvojë 20-vjeçare në muzikë dhe video. Një nga artistët në projektin që pritet të bëjë bum të madh është dhe Deny K, i cili është këngëtari me kontratë nga produksioni muzikor i dy vëllezërve shqiptarë, por ai ishte dhe kohë më parë në projektin e ri nga këngëtarja shqiptare Alida te kënga “Le go”. Ndërsa projekti i cili pritet të vijë së shpejti me titull “STIKIDE”, me një treshe të njohur artistësh do të ketë dhe një super klip, ku do të jetë i ftuar për imazhin e këngëtarëve dhe stilisti me famë botërore Antonio Bardini( Stilist i Lady Gaga etj), ku prej kohësh ai bashkëpunon me TECHPRO. Për këngën është kujdesur producenti i hiteve botërore si GAZU, njëkohësisht ky është këngëtar shqiptar mjaft i fortë prej vitesh në tregun muzikor. Një tjetër lajm mësojmë për TECHPRO, ku shumë shpejt vijnë me një studio gjigande e me super hapësirë por dhe me një Radio TV ku emrin mbetet suprizë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ja pse zgjedhja juaj post pandemike për të festuar duhet të jetë kompleksi “San Pol”...!

Next Post

Artisti Gjekë Dushaj gati për projektin e ri, këtë herë për veten

Advertisement