Këngëtari i njohur sapo ka lançuar edhe një këngë me videoklip, që është personale dhe tejet e çmuar për të. Bëhet fjalë për baladën me titull ”Nuk e di çka të bëj”. Muzikën e kësaj këngë e ka punuar Armend Mustafa, ndërkaq tekstin vetë Bekim Bajraj, ndërkaq videoklipi është produkt i Rasim Gashit – Studio Cimi. “Kënga ”Nuk e di çka të bëj” do të thotë shumë për mua dhe ka rëndësi të madhe. Kjo këngë më prek në zemër, sepse është shumë personale. Kënga është e bazuar në një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur në familjen tonë, prandaj edhe tekstin e kam shkruar vet. Në videoklipin e këngës marrin pjesë edhe katër djemtë e mi”, thotë këngëtari.
Kënga e tij e parë mban titullin “Hallall ti bëjë lotët”, që e identifikoj Bekim Bajrajn në skenën muzikore. Zëri i bukur e melodioz, bëri që këngët dhe coverat e Bekim Bajraj të dëgjohen, shpërndahen dhe klikohen nga njerëzit. Ka nisur të këndojë që kur ka qenë fare i vogël, bile as që e mban në mend që kur saktësisht. Dashuria për muzikën ka lindur me të dhe ata vazhdojnë të bashkëjetojnë së bashku prej shumë vitesh.https://youtu.be/vL-y1j3c9do