Artistja Emine Imeri edhe pse është besimtare e fesë islame, të gjithë miqve të saj të besimit të krishtere ua uron festat e fundvitit dhe dëshiron e uron që të gjithë njerëzit e botës të jenë tolerantë, paqesorë e të dashur për njëri-tjetrin.
Ajo thote se “vetëm dashuria mes njerëzve i bënë festat më madhështore
Urrejtja e dhuna nuk janë as për kafshët e lerë më ndaj njerëzve e sidomos fëmijëve të cilët në vend të lodrave kanë gjakun e prindërve në duart e tyre”
Ema i lutet Zotit për paqe dhe iu bën thirrje të gjithë botës të bashkohen e të përqafohen me respekt e dashuri, ashtu siç bëjnë nëpër festa
“Bajram e krishtlindje i festojmë ndaras, por tek Zoti jemi baras”
Prandaj askush nuk ka të drejt të merr jetën e askujt, t’i ndal gëzimet në gjysmë të jetës
Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e mirë!