Big Mama, sa herë që sjell një këngë apo klip të ri, të gjithë jemi të sigurtë që suksesi i saj do jetë “big”. Kështu, këtë herë ajo vjen me “Milion”, një këngë që siç thotë edhe ajo e ka bërë shumë shpejt edhe në një kohë që ka qenë shumë e ngarkuar me punë. Duket se gjërat që bëhen kur je e ngarkuar me punë, për Bigun tonë janë shumë productive dhe të suksesshme. Go Big-i!
Fabjola Kuburi:- Besjana apo Big Mama, mbetesh “big” në të gjithë kuptimet. Sa “Milion”?
Besjana Kasami(Big Mama):- Po “big” aq sa më shihni e aq sa mendoni.(Qesh) Në fakt, jo në të vërtetë, sepse “Milion” ka pasur kuptim krejtësisht ndryshe, në opinion është keqkuptuar sigurisht.
– Kur e dije që do keqkuptohej, pse erdhi “Milion”?
– Thjesht për të ndryshuar rritmin e këngëve dhe projekteve të kolegëve sepse u konsumuam shumë e nuk dija çfarë të nxjerr të re, një ditë në studio ishte sezoni i verës kur isha shumë e ngarkuar e duhej ta mbaroja si projekt më shpejt se kaq por ja që u vonua, na erdhi si ide dhe e kemi bërë shumë shpejt.
– Kur e ke kuptuar që je “big”?
– Unë që e vogël kam qenë kështu dhe vazhdoj të jem, e drejtpërdrejtë ndoshta për këtë dukem big?Si mendon ti?(Buzëqesh)
– Mjafton talenti apo duhen edhe bashkëpunimet e duhura për të patur sukses?
– Patjetër që bashkëpunimet janë pjesë e suksesit sepse sfidon veten me të tjerët, me rryma të tjera me publik tjetër që ndoshta nuk e kanë ide se si mund të vinte një bashkëpunim mes këngëtarëve pop dhe hip-hop.
-Deri tani të kemi parë të kemi parë vetëm në bashkëpunime me meshkuj. Cila do të ishte ajo këngëtare femër, që do ta zgjidhje për një bashkëpunim?
– Po ku ta di, kanë frikë të bashkëpunojnë me mua. (Qesh) Shiko, unë kam shumë mikesha femra gati të gjitha për bashkëpunim, por ja nuk ka ardhur momenti ndoshta ose thjesht nuk jemi përshtatur sepse nuk dua të nxjer diçka vetëm sa për të thënë që Bigu solli diçka.
-E konsideron veten njeri me fat?
– Kushdo që merr frymë dhe jeton, duhet ta konsiderojë veten me fat. Me fat që kam arritur me forcat e mija e pa mbështetje financiare nga askush të bëhem kjo që jam dhe vazhdoj akoma më tej të sfidoj veten para tjerëve, para të fortëve e bëhem akoma më e forte.
– A tërhiqen meshkujt shqiptarë nga femrat e famshme?
– Meshkujt shqiptarë sigurisht që afiksohen nga femrat e famshme e këtë e kam vërejtur gjatë kohës sa jam në skenë.
-Cila është këshilla më e mirë që ke marrë nga një person që është në këtë biznes, pra në shoubiz, para teje dhe këshilla e të cilit të ka hyrë shumë në punë?
-Nuk më kujtohet ndonjë por di të them se njerëz që janë në këtë profesion vështirë se japin këshilla të mira pasiqë ndihen të rezikuar nga konkurenca.
– Si e kupton një këngëtare e re që është bërë e famshme?Si matet fama?
– Nuk kam pasur momente të analizoj një gjë të tillë pastaj më shumë merrem me veten se me të tjerët sepse nuk më del koha, për shkak i projekteve dhe emisionit që kam, sa “big” jam tani më duhet të bëhem edhe njëherë që t’i arrijë gjitha (qesh), po shiko në momentin që bën një këngë e një projekt e ai pranohet pozitivisht nga të tjerët e dëgjon gjithandej përflitesh pozitivisht në media, sigurisht që është pjesë e suksesit dhe famës.
-Sa i ndihmojnë thashethemet nëpër media, këngëtarët?
-Faktikisht, ka shumë që mbijetojnë në këtë mënyrë por thjeshtë mbijetojnë e nuk punojnë e jetojnë nga ky profesion, sepse ke shumë të tillë që mbijetojnë nga tregu muzikorë dhe punojnë shumë.
– Për çfarë do të doje ta ndaloje kohën?
– Për asgjë…koha nuk ndalet por duhet jetuar secilin moment.
-Mendon se shprehja “Mjeti e justifikon qëllimin” vlen në çdo rast?
– Në raste të ndryshme jo sepse ndodh që qëllimi të jetë i gabuar e nuk justifikohet më pas.
– Ia vlen çdo lloj sakrifice për muzikën?
– Jo, unë asnjëherë nuk kam qenë e mendimit që ia vlen çdo sakrificë për muzikën.
-Ç’mrekulli do të doje të të ndodhte në këto momente?
– T’i përfundoja gjitha projektet që i kam të pambaruara e që janë shumë (qesh) ose të vijë mrekullia më e madhe princi im (qesh).
– Shqetësimi i fundit që të ka ardhur nga fama, cili ka qenë?
– Të paktën unë nuk shqetësohem fare, ca thua Fabjola?(Qesh)
– Të bërit e famshme dhe e pasur janë dy nga pasojat e të bërit muzikë. Ty cila nga këto të dyja të tundon më shumë?
– Unë për vete besoj që famën e kam arritur edhe me sinqeritet ndërkohë që nuk jam e pasur aq sa flitet nëpër media, unë bëj një jetë shumë normale dhe të thjeshtë, varem nga kjo punë që bëj dhe gjithcka që arrijë i arrijë me djersë dhe punën time, mundohem të punoj hallall.
– Çfarë do t’u thoje atyre këngëtareve që mendojnë se bukuria të hap cdo derë?
– Po ka dhe shumë raste të tilla nuk duhet mohuar, cfarë të ju them thjeshtë kujdes sepse gabimet as nuk falen e as nuk kthehen..
– Dashurinë duhet ta kërkosh apo ta presësh?
– Më ke vënë në siklet mi motër tani, ca të të them, besoj që Zoti ka thënë që të mirën duhet ta kërkosh (qesh).
-Cilat janë gjërat që e bëjnë një person interesant në sytë dhe mendjen tënde?
– Karakteri, ai që e bën një njeri interesant më së shumti tek unë.
– Çfarë të bën të ndjeshme?
– Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë lexoj e dëgjoj raste sociale e sëmundje të ndryshme për njerëz të moshave të ndryshme, këtë se përballoj dot.
– Kur acarohesh, kujt ia nxjerr inatin?
– Uh, kur inatosem unë më mirë mos më dil përpara.(Qesh)
– Nëse do të të dhuronin një këngë, nga kush do të doje t’a merrje këtë dhuratë?
– Nga producenti më i mirë shqiptarë i momentit.
-A mund të themi se Big Mama, po jeton jetën që ka ëndërruar apo kjo nuk është ajo që kë ëndërruar?
– Jo, ëndrrat janë ëndrra, janë tjetër gjë ëndrrat e tjetër gjë realisteti, janë dy gjëra të ndryshme.
– Çfarë mbetet ende sfidë për ty?
– Sfidë për mua ka ngelur ende, martesa.
-Diçka që ke zbuluar së fundi tek vetja dhe që nuk e dije deri më sot?
-Oh, po unë secilën ditë zbuloj dicka të re tek vetja..
-Çfarë të ka ofruar më tepër siguri në jetën tënde?
– Familja ime dhe vullneti për të punuar.
-Një shprehje “big” për një big si ty…
– “Big things are for big people”.(Gjërat e mëdha janë për njerëz të mëdhenj). Më big se kaq?! Much love Big Mama