Klodjan Tushaj është djaloshi nga Shkodra, që pasionin e tij për muzikën e ka thyer tashmë në profesion. E ka dashur muzikën që kur ka qenë fëmijë dhe vetëm para tre vjetësh i është dhënë mundësia që të performojë për një publik të vërtetë. Për djaloshin Klodjan, muzika është ushqim për shpirtin dhe ajo që do finalizonte punën e tij disa vjeçare është një klip që ai e ka në plan ta bëjë shumë shpejt. Interpreton në organo dhe bën muzikë popullore sepse aty e ndjen veten më të lidhur me publikun. Ndihet shumë mirë kur është prezent në eventet familjare dhe duartrokitet prej tyre. Edhe pse i ri në moshë, gjë që tek të rinjtë e tjerë nuk është ndonjë preferencë e madhe të interpretuarin e muzikës popullore, Klodjani madje pohon se është muzika e shpirtit të tij. Ne shpresojmë që ta kemi prezent edhe në të ardhmen në klipe orkestralesh, duke qenë se tashmë janë shumë të pëlqyera edhe klipet e muzikantëve që realizojnë orkestralet e tyre, për të dëgjuar dhe pse jo edhe kërcyer me muzikën që bën Klodjani. Klipin e tij të parë do ta shoqërojë me motive tradicionale për të treguar rrënjët e forta kombëtare. Suksese pa fund dhe sa më shumë muzikantë të tillë, që duan muzikën popullore, forklor. Klodjan, suksese!
Advertisement