NGA AGRON BERDAJ

Sa më tepër kohë kalon nga 29 nëntori i vitit  1944 , dita e çlirimit të vendit nga pushtuesit fashist , aq më lart ngrihen lavdia dhe heroizmi i popullit dhe ushtrisë partizane ,  aq më e vlerësuar bëhet  strategjia dhe organizimi i saj luftarak ,  taktika dhe metodat e  drejtimit ,  përdorimi i rezervave njerëzore dhe burimeve materiale  .Por, në se lufta antifashiste ,me armë dhe topa, me beteja të përgjakëshme ,  ka 72- vjet që ka përfunduar me çlirimin e vendit dhe kapitullimin e armikut pa kushte,fatkeqësisht  , jehona e kësaj luftë ndihet edhe sot  ,madje shumë e ashpër . Si fantazmë po shfaqen hijet e vdekura të kolabëracionizmit bashkë me kufomat  e tyre të gjalla që, synojnë ringjalljen e tradhëtis së tyre  . Beteja zhvillohet në fushën e historiografisë ,me synim denigrimin dhe zhvleftësimin e luftës partizane  ,me tendencën për reabilitimin e forcave kolabëracioniste që luftuan në përbërje të formacioneve luftarake te ushtrive fashiste . Disa pseudo historianë, në mënyrën më alogjike deformojnë të vërtetat historike ,ligjet e luftës ,zhvillimet politike të kohës , dinamikën dhe rezultatet e saj . E akuzojnë udhëheqjen politike të ushtrisë partizane se në nismat e saj  synonte marrjen me çdo kusht të pushtetit . Po organizatat e tjera politike në vend me taktikat e tyre djallëzore ,a nuk synonin pushtetin ? Por ndryshimi mes tyre ishte se udhëheqja politike e ushtrisë ANÇL-re ,e lidhte marjen e pushtetit ,me organizimin e luftës dhe  çlirimin e vendit nga fashistat ,ndërsa organizatat e tjera si Balli Kombëtar apo Legaliteti ,marrjen e pushtetit e synonin përmes bashkpunimit me pushtuesit ,duke u venë tërësisht në shërbim të tyre  .Këto forca kolabëracioniste  gjatë  luftës  realisht ishin në pushtet ,ku nën bajonetat  e pushtuesëve , zbatonin plane lufte dhe terrori ndaj popullit dhe ushtrisë partizane .Bashkëpunimin me pushtuesin , kolabëracionistët shqiptarë e shikonin si mjetin e vetëm për ruajtjen dhe mbajtjen e këtij  pushteti .Pra ,kishim dy qëndrime dhe politika të kundërta ,njëra atdhetare dhe tjetra tradhëtare ,njera e strukur në prehërin e fashizmit , dhe tjetra si pjes e aleancës së madhe antifashiste  ,njëra kontribuese ne fitoren e madhe kundër fashizmit ,dhe tjetra humbëse e madhe në këtë luftë.

LANÇ e popullit dhe ushtrisë partizane e orientoi vendin në krahun e duhur të historisë ,duke i siguruar atij , ekzistencën dhe evitoi   rrezikun e   coptimit të mëtejshëm të vëndit ,shmangu me largpamësi rrezikun tragjik të një lufte civile të tipit grek . Disa pseudo historianë apo analistë mbrojnë tëzën se në luftën ANC ,u hodhën themelet e diktaturës komuniste .Pra ,ata lënë të nënkuptohet  se  lufta, ishte një gje që nuk e justifikoi qëllimin ,ku pjesmarrësit në luftë paraqiten si qënie të mashtruara dhe të gënjyera ,viktima të politikës së kohës . Përmes kësaj mjergulle ata përpiqen të reabilitojnë qëndrimin tradhëtar të forcave kolabëracioniste  ,ta shesin   në publik si atdhetare qëndrimin tradhëtar të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Sipas këtyre donkishotëve më mirë me Hitlerin se me Rusveltin dhe Çerçillin ,më mirë me  boshtin  fashist se me aleancën e madhe demokratike  ,më mirë me kolabëracionistët që ishin pjesë e formacioneve fashiste se me partizanët që luftuan me heroizëm për idealin kombëtar ,më mirë me  tradhëtarët se sa me  patriotët e vërtetë   .Studimi i epokës së diktaturës është i nevojshëm të kryhet ,por kjo nuk i ul aspak vlerat dhe rezultatet e luftës Nacional-çlirimytare. Flasin shumë sot për lirinë ,filozofojnë per vlerat e saj    ,për lirinë e individit dhe atë kombëtare ,madje përcaktojnë se kush prej tyre  është e para dhe kush është e dyta  ,teorizojnë rreth liririsë  pozitive dhe asaj , negative .Thuhen të gjitha këto por,  në fund këta teoricienë nuk prononcohen se a mund të  ketë   lidhje  tradhëtia dhe bashkpunimi me fashizmin , me lirinë e kombit dhe të individit  ?.Po masakrat ,terrori dhe dhunimi prej tyre i popullit ,si vlerësohet prej këtyre pseudo teoricienëve ,si pjes universale e lirisë?

Këta mjeranë nuk thonë asgjë se ç‘duhet të bënin komandat dhe ushtria partizane kur ata në luftime dhe beteja i gjenin kolaboracionistët në të njejtat llogore me pushtuesit  ?T’i lajmëronin  ata se kur do të fillonte  sulmi partizan ,se kur do të goditej armiku me artileri që kolabëracionistët të futeshin në strehim dhe të vriteshin vetëm gjermanët?! Dhe të gjitha këto partizanët t’i bënin në emër të asaj që sot, të mos i akuzonin se paskan bërë luftë civile .Por , a ka ndodhur ndonjëher në historinë botërore të luftrave ,ku të bëhet një veçim i tillë  mes pushtuesve dhe kolaboracionistëve të  cilët, ishin  futur në barkun e armikut , ishin  bërë një trup më të , , zbatonin  të njëjtin plane lufte , për të vrarë  popullin e tyre .    .Historiografia botërore nuk njeh ndonjë rast të luftës civile në një vend të pushtuar . Mahnitesh  deri në tallje ,kur dëgjon të thuhet se Shqipëria, si vend i vogël nuk duhet të ishte deklaruar hapur kundër fashizmit ,pra duhet të bënte politik të madhe ku, herë të bëhej me fashizmin dhe herë kunder tij ,herë të kundërshtonte aleatëve  dhe më vonë të bashkohej me ta .Dhe për këtë ata , japin  shëmbullin e Bullgarisë apo të Rumanisë që fillimisht u bashkuan me ushtritë e boshtit dhe në fund të luftës kur e panë se ishin në krahun e kundërt të fitores ata ,  u bashkuan më aleatët .

Sulmi i egër i falangave të dështuara të neokolabëracionistëve  të sotëm ,që e lidhin bashkëpunimin e baballarëve të tyre ,me fashizmin  ,  si rrugë për të luftuar komunizmin ,është sa qesharake aq edhe hipokrite .Ata, në këtë çështje i verbon fakti se vendet si SHBA dhe Anglia si shkolla të demokracisë botërore dhe të deklaruara si vende antikomuniste ,në emër të luftës kundër fashizmit bënë aleancën e madhe më BS ,një aleancë që funksionoi me shumë sukses ,si në planin strategjik dhe operativ, të shkëmbimit të teknologjive dhe të mjeteve të luftës ,të llogjistikës , dhe shërbimeve inteligjente ,në atë gjeopolitik ,edhe pse ishin kundërshtar të pa pajtueshëm më ideologjin komuniste  . I madhi Rusvelt e ngre në art ,bashkëpunimin e SHBA dhe Anglis me vëndin  ku kishte lindur komunizmi, BS. Feudalët dhe bujkërobrit shqiptar që nuk dinin se ç‘ishte komunizmi përpiqen të justifikojnë tradhëtin e tyre ,me të ashtëquajturin rreziku i komunizmit . Në këtë mënyrë ata humbën besimin e  popullit   ,aleatët e mëdhenj ,luftën kundër fashizmit  . Sot ,disa neokolabëracionist të rinj ,kërkojnë të njihen me hartat e betejave  të ballit kombëtar dhe të legalitetit gjatë luftës .Ata   lodhen kot t’i gjejnë këto harta ,pasi nuk ekzistojnë  . Për të ngushëlluar veten ata duhet të  hapni planet e luftës të pushtusëve dhe atje do të gjejnë veten ,detyrat që kanë kryer si forca operacijonale në përbërje të ushtris fashiste  ,organizimin e tyre luftarak   ,mënyrën e bashkëveprimit të tyre me pushtuesit .Organizimi i ushtrisë balliste ishte tipik për t’ju përgjigjur terrorit , grabitjes së popullit dhe furrnizimit të pushtuesve me informacione ,kundër popullit dhe ushtrisë partizane .Kjo për faktin se ballistët synimet strategjike për marjen e pushtetit e mbështesnin të pushtuesit dhe jo te lufta ndaj tyre .Lodhen jashtë mase kalemxhinjtë e dështuar të ballit ,kur përpiqen të ngen në art ,ndonjë fragmet lufte ku në krah të partizanëve kan qënë edhe ballistët . Mirë bëjnë që ata i evidentojnë këto fakte ,ato janë pjesë e historisë ,por e vërteta duhet thënë e plotë ,se në ç‘periudha historike kanë ndodhur veprime të tilla .A nuk i shqetëson ata, fakti se këto veprime sado mikroskopike kanë ndodhur në periudhën e kapitullimit të Italisë fashiste?! Në këtë periudhë kolabëracionistët shqiptar ,vrapuan të korrigjonin diçka dhe të delnin sado pak nga strofka e tradhëtisë kombëtare ,për t’u paraqitur përpara popullit si luftëtar të mëdhenj .Po më pas me pushtimin gjerman të vendit ku ishte Balli Kombëtar dhe Legaliteti ,ku ishte aktiviteti I tyre luftarak ndaj pushtuesve ,ku janë operacionet dhe planet e luftës .Natyrisht ka të tilla, por vetëm në luftën kundër popullit dhe partizanëve .Eshtë e domosdoshme që në këto kohë të nxehta të bëhet publike harta e krimeve të Ballit Kombëtar ndaj popullit dhe ushtrisë partizane .Le të evidentohen edhe teprimet në ndëshkimin  , e disa , mjeranëve ballist nga ushtria partizane .Edhe pse ata ishin kundërshtar me armë kundër luftës partizane ,edhe pse kishin bërë krime lufte ,në cdo rast ndaj tyre , duhet të ishte respektuar statusi I robit .Dënimi i tyre kurdoherë duhet të ishte komform ligjeve të luftës ,ashtu si  ndodhi në të gjitha vendet demokratike që luftuan kundër fashizmit ,me kolabëracionistet e tyre . Në karrige elektrike e shpunë amerikanët  poetin nobelist ,vetëm se kishte bërë një vjershë me përmbajtje fashiste .Po kështu, francezët dënuan përjetësisht ish kryeministrin e vendit për atë se ishte simpatizant i fashizmit .Në këto vende pas lufte u dënuan, jo vetëm ata që kishin lyer duart me gjak të nxitur nga ideollogjia fashiste ,por edhe prostitutat e këtyre vendeve , të cilat  ishin vën në shërbim të kënaqësive seksuale të pushtuesve  .Ringjallja e neo kolabëracionizmit sot , në Shqipëri po përbën një rrezik të vërtetë jo vetëm se kërkohet të bëhet kurban lufta ANCL ,por edhe vetë  demokracia anemike ,pa formë dhe ngjyrë ,e këtyre njëzetepesë viteve   . Kolabëracionistë  dje me aleancën e zgjedhur u vendosën në anën e gabuar të historisë ,ndërsa sot kolabëracionistët e rinj vazhdojnë në rrugën antikombëtare   .Etërit  lidhën marrëveshje të turpëshme për coptimin e Shqipërisë për të kënaqur epshet shoviniste të fqinjëve  ,ndërsa pinjollët e tyre sot , tentuan të shisnin pjesë të hapsirës shqiptare .Të parët shpërfillën vlerat e aleancës botërore  antifashiste ,të dytët kërkojnë aleanca qoftë edhe me djallin ,vetëm  të pengojnë Shqipërinë në rrugën europjane.

Por vlerat e luftës ANÇ,nuk rrezikohen vetëm nga revanshizmi kolabëracionist por edhe nga indiferentizmi shoqëror e politik .Nuk mjafton të thuhet në publik se jam me partizanët ,kur në praktikën qeverisëse ,je mos përfillës ,i qëndron larg të vërtetës historike të  luftës ,lejon përdhunimin e simboleve të saj ,inicion në mënyrë mekanike pajtimin kombëtar duke dhunuar heroizmin partizan dhe  reabilituar tradhëtinë kombëtare .  Noli i madh ka thënë se” ballistat tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallen më “,por duhet thënë se ende  nuk kanë vdekur fantazmat e tyre ,ata vërtitën si pantera të zeza për revansh ndaj LANC,dhe vlerave të saj . Eshtë detyrë atdhetare e cdo shqiptari të ndershëm ,e çdo historjani ,për të mbrojtur vlerat e LANÇ shqiptare ,pasi kështu kemi mbrojtur historin,demokracinë dhe lirinë .

.Agron BERDAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *