Në vazhdën e konkurrimit të festivalit “Kënga Magjike”, listës së konkurrentëve të cilët nuk kanë prezantuar ende këngët e tyre i shtohet dhe këngëtari mjaft i dashur për publikun, Aurel Thëllimi. Për të, kjo nuk është hera e parë që konkurron. Debutimin e tij e pati në edicionin e dytë të festivalit, duke vijuar pjesëmarrjen dhe duke sjellë këngë me motive të ndryshme. Krahas “Këngës Magjike”, Thëllimi, prej vitesh kontribuon për muzikën shqiptare. Është mjaft i angazhuar me punën në Teatrin e Operas dhe Baletit, dhe në mbrëmjet “live” në ambiente të ndryshme rinore dhe familjare. Ekskluzivisht për “Intervista”, Thëllimi shprehet se kënga i përket trendeve më të fundit muzikore, me një ritëm bashkëkohor. Mesazhi i këngës flet për ndjenjën e pasigurisë në dashuri, në momente kur nuk dimë kë dhe si dashurojmë. Kënga jep premisa për t’u bërë një hit i club-eve. Stafi i “Intervista” i uron shumë suksese!
Advertisement