Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: Si është dëshira jote seksuale?

Në latinisht, libido do të thotë dëshirë dhe është një term që sot përdoret si sinonim i dëshirës seksuale. Ishte Frojdi ai që e bëri popullor atë, duke bërë dallimin mes seksit me qëllim kënaqësinë dhe atij me qëllim lindjen e fëmijëve dhe duke e përdorur gjerësisht termin libido në teorinë psikoanalitike. Të kesh një jetë seksuale të kënaqshme do të thotë të kuptosh dëshirat dhe prirjet e tjetrit, por para së gjithash, të kuptosh veten, dëshirën tënde seksuale dhe të përpiqesh ta kënaqësh atë. Të kesh një jetë seksuale të kënaqshme do të thotë gjithashtu të kuptosh bllokimet e mundshme dhe të analizosh faktorët që e pengojnë këtë dëshirë. Ja, përse ju propozojmë të bëni, për disa minuta, bilancin tuaj të libidos. Atëhere, hormonet tuaja janë “të nxehta”, apo një erë e akullt fryn në dëshirën tuaj? Për të kuptuar pra dëshirën tuaj seksuale, bëni testin e mëposhtëm…

 

1. Herën e fundit që keni bërë dashuri me partnerin, ai:

Advertisement

a. U është përgjegjur prekjeve tuaja me këmbë

b. Është hedhur në sulm i pari.

c. Këmbënguli që të kuptonit mesazhin që po ju dërgonte.

d. Është përballur me refuzimin tuaj.

 

2. Shoqja juaj e ngushtë ju rrëfen se ka bërë dashuri 4 herë brenda një nate. Ju, i përgjigjeni:

a. Mirëseerdhe në shoqatën tonë!

b. Po festonit ritakimin?

c. Burri yt qenka i fortë!

d. Si ia bën ti?

 

3. Ju ndodh që mendja juaj të bredhë në mendime për seksin?

a. Çmendurisht

b. Me pasion

c. Shumë

d. Pak, ose aspak

 

4. Ideja e të bërit dashuri në një vend publik:

a. Ju eksiton

b. Ju kënaq

c. Ju frikëson

d. Nuk ju shkon nëpër mend

 

5. Partneri juaj bën sfilatë veshur vetëm me mbathje para jush:

a. Ju i hidheni përsipër, pa një, pa dy.

b. Admironi trupin e tij me muskuj dhe i kërkoni të heqë mbathjet

c. Kënaqeni vetëm me pamjen

d. E injoroni dhe vazhdoni të lexoni librin.

 

6. Një shoqja juaj ankohet se bën seks vetëm një herë në javë… kur ka shans:

a. Ju vjen keq për të; nuk do të donit të ishit në vend të saj

b. E këshilloni të nxisë libidon e partnerit

c. E siguroni, duke i thënë se është si qetësia para furtunës

d. Nuk e kuptoni pse ankohet.

 

7. Partneri tregohet nismëtar në shtrat, ndërsa ju nuk keni dëshirë të bëni dashuri:

a. E pamundur t’i refuzoni

b. E lini temperaturën të ngrihet edhe pak më shumë

c. Pranoni, për t’i bërë qejfin atij

d. I ktheni kurrizin; tanimë ai është mësuar.

 

8. Vendi më i pazakontë ku keni bërë dashuri:

a. Në banjon e një restoranti

b. Në makinë

c. Në kuzhinë

d. Në divanin e sallonit.

 

9. Për ju, Kamasutra, është:

a. Si një Bibël; nuk e hiqni nga komodina

b. Një burim frymëzimi, i hidhni një sy herë pas here.

c. Një erëz e ardhur nga India

d. Një libër për ata që janë të fiksuar pas seksit

 

10. Ndjeheni e lodhur, por partneri fillon t’ju përkëdhelë:

a. Keni rikuperuar fuqinë dhe filloni sulmin edhe ju…

b. I thoni “po”, me kusht që ta bëjë ai gjithë punën.

c. E lini të bëjë ç’të dojë

d. Refuzoni, me ndonjë pretekst

 

11. Periudhat e gjata të mungesës së seksit…

a. Ju deprimojnë

b. Ju trembin

c. Ju shqetësojnë

d. S’ju bëjnë përshtypje

 

12. Keni realizuar ndonjë nga fantazitë tuaja?

a. Po, dhe jo vetëm një!

b. Po, por me një burrë që e donit vërtet.

c. Jo, por një fantazi me partnerin.

d. Jo, kurrë.

 

13. Jeni ithtare e seksit të shpejtë?

a. Po, ju pëlqen shumë.

b. Herë pas here, për të thyer rutinën.

c. Nuk ju pëlqen, por për t’i bërë qejfin partnerit…

d. Jo, duhet të zgjasë më shumë.

 

14. Aktualisht, ju bëni dashuri:

a. Një herë në ditë

b. 2-3 herë në javë

c. Një herë në javë

d. Dy herë në muaj

 

15. Keni bërë ndonjëherë dashuri vetëm për t’i bërë qejfin partnerit?

a. Jo, sepse edhe ju e dëshironi atë vazhdimisht

b. Po, një apo dy herë

c. Po, shumë herë

d. Jo, ju bëni dashuri edhe për kënaqësinë tuaj

 

16. Jeni beqare dhe, në një festë, një burrë ju vjen rrotull:

a. Ju ikni nga festa bashkë me të dhe përfundoni në shtratin e tij.

b. Diskutoni me të për ta njohur më mirë dhe pastaj, si ta shihni…

c. E lini t’ju vijë rrotull, pa iu përgjigjur me të njëjtën monedhë

d. As që e kishit vënë re se ju vinte rrotull.

 

17. Cila është pyetja e parë që ju vjen ndërmend kur takoni një burrë?

a. Është i mirë në shtrat?

b. A është ai i duhuri?

c. A do merremi vesh me njëri-tjetrin?

d. A do të zgjasë lidhja jonë?

 

18. Partneri juaj ka një problem me ereksionin. Si reagoni ju?

a. E mërzitur dhe e zhgënjyer, vendosni të kënaqni veten

b. Pak e mërzitur, ju mundoheni ta ndihmoni që të dalë nga kjo situatë.

b. E kuptoni dhe përpiqeni ta qetësoni.

d. E lehtësuar, i ktheni kurrizin dhe flini

 

19. Në shtrat, ju i thoni shpesh partnerit:

a. Akoma!

b. Ishte mirë

c. Jo sonte

d. Më dhemb koka

 

Rezultatet

Nëse keni më shumë a. Libidoja juaj është në kulmin e saj

Libidoja juaj është në formë shumë të mirë. Mendimet e prapa kanë përfshirë mendjen tuaj deri në atë pikë sa ju mendoni vetëm për të bërë dashuri dhe nuk hezitoni t’i thoni partnerit se e dëshironi. Gjithashtu, nuk hezitoni të hidheni në sulm sapo libidoja ju ngacmon, edhe pa e ditur nëse ai gjithashtu ju dëshiron. Ai nuk ka veçse një mundësi, t’ju ndjekë nga pas! Dëshira juaj është pa dyshim mikluese për partnerin, por edhe mund ta stepë atë, sepse mund ta konsiderojë veten si objekt seksual. Akti seksual është një shkëmbim dhe mbështetet te një dëshirë e përbashkët. Kështu, pra, përpiquni të ndizni edhe dëshirën e tij. Seksi është më i mirë kur dëshira është e përbashkët, apo jo?

 

Nëse keni më shumë b. Libidoja juaj është në formë

Libidoja juaj është në formë. Ju e dëshironi partnerin mjaftueshëm për të pasur një aktivitet seksual aktiv dhe që ju kënaq. Kur libidoja ju ngacmon, ju ia vini veshin dhe ktheheni nga partneri për të kënaqur dëshirën tuaj. Nëse “violinat tuaja nuk i bien të njëjtit tel”, aq më mirë për ju, por nëse partneri nuk ka dëshirë të bëjë dashuri, aq më keq. Ju ia vini veshin dëshirës suaj, por edhe asaj të partnerit, pasi e keni kuptuar se akti seksual përbëhet nga dëshirat tuaja dhe ato të partnerit tuaj. Një ekuilibër i mirë, për një dyshe të kënaqur seksualisht!

 

Nëse keni më shumë c. Ju mungon nisma

Libidoja juaj nuk është në kulmin e saj. Në çdo rast, kur bëni dashuri, është partneri ai që e bën hapin e parë, jo ju. Ai ka argumentet e tij për t’ju bindur… Ai tregohet nismëtar dhe ju e ndiqni nga pas, qoftë sepse arrin t’ju zgjojë pak dëshirën, qoftë për t’i bërë qejfin. Lodhja, stresi… një gjë është e sigurtë, ju nuk e keni mendjen te seksi kur shtriheni në shtrat. Nëse nuk keni dëshirë për të bërë seks, flisni me partnerin. Ky sinqeritet është i domosdoshëm në çift, për të vendosur besimin dhe për të forcuar lidhjen. Të bësh dashuri është të japësh, por gjithashtu, të marrësh kënaqësi.

 

Nëse keni më shumë d. Libidoja juaj është me probleme

Libidoja juaj është në një pikë të vdekur. Të gjitha përpjekjet e partnerit për t’ju eksituar janë të kota. Shpeshtësia e marrëdhënieve tuaja seksuale është 1-2 herë në muaj. Nëse kjo situatë ju shkon për shtat dhe e konsideroni veten të kënaqur në planin seksual, aq më mirë. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi, nuk është sasia e marrëdhënieve, por cilësia e tyre. Por nëse vuani nga kjo mungesë libidoje, flisni me partnerin, që mund t’ju ndihmojë për ta rizgjuar, ose me një specialist. E rëndësishmja është të çdramatizoni situatën dhe, mbi të gjitha, të mos e ndjeni veten në faj kundrejt partnerit.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jeni kursimtar apo dorëshpuar?

Next Post

Galactic Cap-prezervativi i së ardhmes?

Advertisement