Quhet Capital Miro, është me origjinë nga Shqipëria por karrierën e tij e ka realizuar në Greqi, ku jeton prej shumë vitesh. Miro, ose siç njihet në art Capital Miro, e quan repin si pjesë të jetës, pjesë të vërtetë të përditshmërisë. Ai tregon për veten se “Emigracioni është i vështirë dhe akoma më vështirë të vësh një emër në muzikë apo kudo qoftë. Unë ia arrita. Kam shumë koncerte nëpër të gjithë Greqinë dhe jam shumë i kënaqur deri tani. Do jem edhe në Shqipëri shumë shpejt”

 

Fabjola Kuburi:- Capital Miro, pse ky emër arti dhe kush është Capital Miro?

Capital Miro:- Capital Miro, është një djalë me origjinë nga Shqipëria dhe që ka shumë vite në Greqi. E do muzikën dhe e ka shumë përzemër, e bën me shpirt. Emigracioni është i vështirë dhe akoma më vështirë të vësh një emër në muzikë apo kudo qoftë. Unë ia arrita. Kam shumë koncerte nëpër të gjtihë Greqinë dhe jam shumë i kënaqur deri tani. Do jem edhe në Shqipëri shumë shpejt

– Çfarë do tregonte Capital Miro rreth vetes?

E kam  inat te mburrem ose të bëj diçka për inat të dikujt. Unë flas përmes muzikës dhe ajo që tregoj është se me muzikë mund  të tregohet vetë jeta, mund të tregohet gjithë segmentet dhe periudhat e jetës.

– Me çfarë merreshe para se të filloje muzikën?

– Para se të merresha me rep ,isha një Dj. Domethënë unë kam qenë i lidhur me muzikën gjithmonë sepse gjithmonë e ndjeja që kisha një lidhje të veçantë me të.

– Të reposh është art më vete, pse është një ndër zhanret më të dashura nga rinia, si ka mundësi që në Shqipëri është kaq i zhvilluar?

– Shqipëria, Kosova ka reperë të mirë që dinë vërtet të bëjnë rep të mirë. Edhe jashtë kufijve jetojnë repera që bëjnë muzikë të bukur dhe të suksesshme. Në gjithë botën, dhe  jo vetëm në muzikë, gjithçka nis nga diku dhe si e tillë edhe ky zhaner muzikor ka marrë zhvillim dhe besoj do ketë akoma më shumë sukses.

Pse mendon se fitove kaq shumë sukses në një kohë kaq të shkurtër në Greqi dhe pse jo sot e tutje edhe në Shqipëri?

– Nga puna aktive, dedikimi për muzikën dhe pasioni për të.

– Përvecse të motivon, ndodh edhe të të trembë pak kjo?

– Të më trembë? Jo aspak është diçka që unë e adhuroj.

– Teksa komunikon dhe të sheh, të krijohet idea e një djali serioz dhe shumë korrekt, me horizont dhe i kompletuar artistikisht. Kur ndodh që ti të shfaqësh anën tjetër tënden?

– Unë jam një djal nuk mund të them që jam i kompletuar 100% por kam anë pozitive dhe negative si çdo person në  botë.

– Nga të vjen tërë kjo energji për punë, sepse më the që ke kohë në skenën e repit në Greqi?

– Me thënë të drejtën kur kam nisur të punoj, unë gjithmonë e shoh vetën në këtë profesion. Gjatë kësaj karriere kam pasur periudhat e mira dhe luhatje, si gjithçka tjetër në jetë. E kam një të mirë se unë ja caktoj vetes këto periudha. Pra, unë e zgjedh periudhën ku duhet të pushoi për veten time dhe periudhën tjetër ku punoj intensivisht. Repi është diçka që lind nga shpirti, është ajo që ndodh çdo ditë, është vetë jeta dhe të vetë jeta të jep energji. Ja, nga e marr unë energjinë.

– Mendon se tani në vazhdim do të jesh edhe më shumë i përfolur për lidhjet me femrat, kryesisht me ato me të cilat do të kesh edhe bashkëpunime?

– Të them të drejtën  nuk e di, unë jam shumë i hapur kur më pëlqen diçka dhe muzika ose produksioni është i duhur  pse jo mos jet bashkëpunim në anën e muzikës gjithmonë.

– E quan veten të arrirë profesionalisht?

– Ah kjo është një përgjigje që s’më përket mua. Këtë e gjykojnë të tjerët, publiku që më ka ndjekur në koncertet ku kam performuar.. Unë veç mund të them që jam në gjendje të bëj mrekulli në mikrofon.

– Mendon se këngët e tua apo ti vetë i tërheq më tepër femrat?

– Unë gjithmonë kam kënduar për to dhe do vazhdoj të këndoj sepse i adhuroj shumë .

– Të gjithë ne ruajmë edhe nga ato gabimet që i konsiderojmë të bukura. I yti cili është?

– I imi është që duhet të kisha menduar pak për veten më shumë që në fillim të karrierës sime.

– Përballë një femre, çfarë të shkakton reagim emocional të menjëhershëm?

– Varet si është sjellja e femrës.

– Ekziston një tip femre që Miro nuk  e duron dot?

– Po materjalistet, dhe lajkataret.

-A ka ndonjë rregull apo tabu të cilën ti nuk do ta thyeje kurrë?

– Jam besnik ndaj shoqërisë dhe asetin ndaj të tjerve sdo e bëja kurrë, të gjithë dua ti shoh sa më lart.

– Po ai që të pëlqen ta thyesh më shpesh?

– Se di, se kam menduar ndonjëherë.

– Si janë mbrëmjet e tua tipike të fundjavave?

– Fundjavat e mia më gjejnë në klube, duke performuar live, sepse këtu në Greqi kam arritur të krijoj një emër që e duan në muzikë, bashkë me Skive, një emër shumë i madh në produksionet muzikore në Greqi.  Unë jam shumë i dhënë pas argëtimit dhe dua që edhe të tjerët të argëtohen me muzikën time.

– Me kë do doje të kishe një bashkëpunim?

– Me Kallashin, më duket ndër të paktat që është e vërtetë, jo fallco.

– Me kë bashkëpunon në Greqi?

– Për sa i përket muzikës rep bashkëpunoj me një reper të njohur në Greqi që quhet Ypo dhe  kam sjellë edhe shumë  reperë të njohur shqiptarë, këtu në Greqi dhe kanë bërë goxha shoë.

– Nëse do ta shprehje stil repi mbylljen e kësaj intervistë, si do ishte ajo do të ishte?

– Peace, rep, love and live life.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *