Pas suksesit dhe interesit që kishin për ta parë e ndjekur vajzën shumë të komentuar Linda Morina në Shtutgart, ajo sërish do të jetë në Gjermani. Këtë herë ne mësojmë se pikërisht është e ftuar speciale në diskon e njohur për të gjithë shqiptarët “Bleoni”, ku ka marrë ftesë nga organizatorja shumë e suksesshme Igballe Avdiaj (Igi). Kjo mbrëmje ku ajo është e ftuar do të mbahet nga dreka duke nisur në orën 14:00 në datën 27 Nëntor në Festën e Flamurit në Ostbahnhof- Münchenku, e të pranishëm për të krijuar atmosferë do të jetë edhe artisti Mahmut Ferati, reperi Noizy, këngëtarja Enca, artistja Lule Mustafa si dhe Ladi dhe Magrip Muqiqi, e natyrisht do të jetë një nga mbrëmjet më të bukura të kësaj festë për shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe jo vetëm.
Advertisement