Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Big Papi dhe Nita Latifi, superbashkëpunim!
ANILA KALLESHI – “LIDERE BOTERORE E BIZNESIT” në Washington
Jeta e re amerikane e Kozeta Turishtës!

ANILA KALLESHI – “LIDERE BOTERORE E BIZNESIT” në Washington

14457360_1276721065701128_2622554761217279855_n 14457510_1276721095701125_8356899586976854781_nAnila Kalleshi, dietologia e mirënjohur shqiptare sapo është kthyer nga Ëashinton me  një tjetër trofe këtë vit. Këtë herë pritësi i garës së bukur mes njerëzve që i kanë shpallur luftë mbipeshës Ëashingtoni ishte vendi që i hapi dritën jeshile dietologes Kalleshi, e cila prej 18 vitesh sfidon e vetme dhe mjaft e sigurtë këtë dukuri në vendin tonë. E lumtur dhe shume e sigurtë  për atë që Anila di të bëjë më së miri, krenare për atë që ka arritur falë punës së saj të palodhshme Anila ngjit shkallër e asaj skene gjigande ku një e nga një liderët botëror do të thonë fjalën e tyre. Dhe Anila ia arriti më së miri duke i dhuruar vendit tonë një tjetër  trofe.  Nominimi  për një çmim nga ËORLDCOB – Konfederata Boterore e Biznesit një prej organizatave më të mëdha në botë e bën të ndihet e supervlerësuar, paçka se gjithçka është fryt i punës dhe i përkushtimit të saj. Në një rrëfim  gruaja që lufton me të ‘keqen’ në emër të së bukurës tregon gjithçka për rrugëtimin e saj, për startin e së bukurës në konceptet e saj, kush ishin frymëzuesit e deri tek çmimet e panumërta, trofetë e të cilëve nuk i zë një raft i madh në zyrën e saj në qendrën ku edhe formësoi betejen e saj të veçantë. Anila Kalleshi, prej kohësh është kthyer në mendim dhe shpresë për qindra persona që nuk mund t`i bëjnë dot ballë ushqimit po pse jo edhe mekanizmit të shëndoshjes. Gruaja, që me dieotologjinë, duket se ka lidhur gjithçka të jetës së saj, tregon në këtë rrëfim çfarë ndodh në përballjen e saj me një person që lufton të dobësohet, ndërkohë që tashmë, veç faktit se Anila është njeriu më I suksesshëm  në këtë fushë, ajo ka arritur të nxjerrë edhe 7 libra ku përmbajtja e tyre është në shërbim të njerëzve që nuk i kanë mundësitë të mbërrijnë në qendrën e saj. Anila në sipërmarrjen e saj duket se ia ka arritur të jetë edhe krenare ndërsa shikon gra dhe vajza teksa marrin trajtën e shumëdëshiruar brenda pak ditësh, ndërsa ajo nga zyra e saj komandon çdo detaj që lidhet me ecurinë e një personi që ka vendosur t`i besojë këshillës së saj për të marrë pamjen e duhur. Me  31 korrik 2016 në Ëashington u zhvillua The Bizz 2016   ceremoni kjo e përvitshme e anëtarëve Elitarë të të gjithë botës, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit. Pikërisht për këtë meritë   dietologia shqipëtare, Anila Kalleshi është Anëtare Elitë e Konfederatës Botërore të Biznesit duke disponuar dhe certifikatën CSR e cila e lejon atë të zhvillojë aktivitetin e saj në cdo vend të botës. “Unë kam 8 vite që jam anëtare Elitë e kësaj konfederate dhe jam shumë e lumtur që arrita “ të gllabëroj”  trofeun “Lider Botëror i Biznesit”. Ky çmim për mua ështe një vlerësim mjaft i madh që i bëhet punës time të palodhur gjatë këtyre 18 viteve. Ndihem mjaft mirë dhe natyrisht jam e motivuar për të çuar më lart punën time në luftën kundër obezitetit dhe mbipeshës”. Kjo trofe vjen pas një mori çmimesh dhe vlerësimesh ndërkombëtare që bëhen për Anilen, që vendosi të ndiqte rrugën e veçantë dhe të bukur të dietologjisë, si diçka që ende nuk ishte hasur në vendin tonë. Tashmë, Anila  Kalleshi, padyshim që betejen e saj e ka me perfekten, pasi ajo qëndron si një orakull për të gjithë ato persona që nuk munden dot vetë të sfidojnë kilogramët e tepërt.

Dietologia shqiptare tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo pasi ajo prej vitesh është anëtare ‘Elitë’ dhe për pasojë ajo është pjesemarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare që zhvillohen në këtë kuadër. Në rrëfimin e saj, Anila Kalleshi, tregon për herë të parë se cilët janë rivalët e saj më të fortë ndërkombëtarë ndërkohë që hedh dritë edhe mbi mekanizmin se si shkohet deri te nominimi për çmimet. “Fillimisht plotësohet një formular që ka mbi 280 pyetje. Ajo çfarë e bën më të detajuar këtë pyetsor janë: kualifikimet e mia, skedat me të dhënat teknike të aparaturave që unë përdor me certifikimet përkatëse, dëshmi të klientëve me video dhe foto, paraqitjet e mia në publik, seminaret, botimet, publikimet brenda dhe jashte vendit, daljet televizive, vlerësimet brenda vendit si edhe ato ne arenen nderkombetare”. Ndërsa në lidhje me rivalët e saj në garën e dietologjisë,Anila  Kalleshi tregon se Rusia sjell vazhdimisht pretendentë të fortë, ndërkohë që po kaq të fortë sipas saj vijnë edhe nga vendet aziatike, Korea dhe Japonia. Ndërsa pas tyre, Anila përmend edhe kolegët e saj nga Franca, Gjermania dhe Kanadaja, ndërkohë që kur mendon se mes tyre dhe e vlerësuar me dhjetëra çmime gjendet edhe një shqiptare që për 18 vite ka ngjitur majat më të larta të dietologjisë krah vendeve më të zhvilluara në botë dhe vendeve me traditë në këtë fushë, të bën të ndjehesh mirë edhe si shqiptarë… ‘Ndihem e parivalizuar’ Ndërsa në arenën ndërkombëtare Anila tregon vendet nga i vijnë rivalët e saj, ajo në vendin tonë e shikon vetëm si të pakonkurueshme, ndërsa saktëson se gjithçka që ajo ka arritur, kanë ardhur falë punës dhe përkushtimit të saj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Big Papi dhe Nita Latifi, superbashkëpunim!

Next Post

Jeta e re amerikane e Kozeta Turishtës!

Advertisement