DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë janë ende në pozicion të privilegjuar, falë ndikimit pozitiv të Afërditës dhe Mërkurit. Kështu, ata do të kalojnë një fillim jave të shkëlqyer, si nga pikëvështrimi i ndjenjave, ashtu edhe në punë. Nga e mërkura, deri të premten, do të jeni më me fat në studime, kontakte dhe kontrata pune. Hëna në shenjën e Gaforres, në fundjavë, mund t’ju bëjë me humor të keq, por duhet të ruani durimin…
DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Të hënën dhe të martën, Hëna do të jetë në shenjën tuaj, kështu që do të nxirrni në pah cilësitë më të mira që keni. Të mërkurën dhe të enjten, lërini pakëz hapësirë edhe jetës shoqërore; do të gjeni bashkëbisedues interesantë dhe në lartësinë e kërkesave tuaja. Kjo gjë, mund t’i japë shtysë edhe punës. Këtë fillim muaji, Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe Afërdita në atë të Gaforres, duke krijuar një atmosferë idilike për lidhjet, gjatë fundjavës.
BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Fillon një muaj që do të sjellë takime të këndshme si nga pikëvështrimi i punës, ashtu edhe nga ai sentimental. Edhe Dielli, që javën e kaluar ka hyrë në shenjën tuaj, duke filluar një fazë stimuluese dhe në lëvizje. Hëna në shenjën e Demit, në fillim të javës, do t’ju bëjë paksa të mbyllur në vetvete për të reflektuar, por ditët më të mira do të jenë nga e mërkura deri të premten, kur do të gëzoni një liri të plotë veprimi. Në fuundjavë, ndjenjat do të kërkojnë hapësirë dhe ju do të jeni në lartësinë e duhur.
GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
E hëna dhe e marta do të jenë të përkryera për të dalë me shoqërinë, me të cilën do të shpalosni karizmën tuaj. Të enjten dhe të premten do t’ju duhet të vendosni nëse do të veproni me shpejtësi për një problem të caktuar, apo do t’i dedikoheni me trup e shpirt një personi apo situate që e keni për zemër. Hyrja e Afërditës në shenjën e Demit dhe e Mërkurit e Hënës në shenjën tuaj, do t’ju dhurojnë në një pjatë të argjendtë, një fundjavë me pesë yje!
LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Hëna në shenjën e Demit, në fillim të javës, mund t’ju bëjë të ndesheni me aspektet më prozaike të realitetit. Në fund të fundit, kjo mund të mos jetë gjë aq e keqe. Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë, do të jenë më të favorizuarit, falë favoreve të Mërkurit (i cili do t’ju ndihmojë në punë) dhe Afërditës (që do t’ju ndihmojë në lidhjet sentimentale). Rezervojini të enjten dhe të premten për mbledhjet e punës, organizime dhe punë administrative. Gjatë fundjavës, zhdukuni nga skena (nëse mundeni).
VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Hëna në shenjën e Demit në fillim të javës do t’ju bëjë të frymëzuar dhe ëndërrimtarë. Mbase do të ëndërroni për pushime ose ndonjë udhëtim të shkurtër. Në fazën qendrore të javës, do të keni Hënën kundër, prandaj bëni vetëm punët më të domosdoshme, ndërsa të tjerat, lërini për më vonë. Në fundjavë, falë Afërditës dhe Mërkurit, do t’i përjetoni në maksimum marrëdhëniet dhe interesat.
PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Pas një fundjave të tensionuar, të hënën dhe të martën, atmosfera do të jetë e mirë, megjithëse pjesërisht konfliktuale për ndjenjat. Lërini gjërat të marrin rrugën e tyre, pa u munduar ta kontrolloni çdo gjë. Nga e mërkura dhe e enjtja, Hëna në shenjën e Binjakëve do t’ju ndihmojë në jetën shoqërore dhe në atë sentimentale. Të shtunën dhe të dielën, durimi dhe elasticiteti do të jenë përgjigjet më të mira ndaj ndonjë lodhjeje shtesë.
AKREPI, 24 TETORI-21 NËNTORI
Hëna kundër gjatë dy ditëve të para të javës, do t’ju pengojë të shihni me qartësi një situatë të vështirë dhe të pazgjidhur. Nga e mërkura deri të premten, do të rifitoni kthjelltësinë mendore, do të bëheni paksa ironikë dhe me humor të ndryshueshëm. Hëna në shenjën e Gaforres, në fundjavë, do t’ju ftojë të mos qëndroni në shtëpi, por të pushoni diku dhe të relaksoheni.
SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Këtë javë, është mirë t’ua dedikoni marrëdhënieve në përgjithësi, qofshin ato sentimentale apo shoqërore. Në fillim të javës, nuk do ta keni shumë mendjen në punë, ka filluar vapa dhe ju ëndërroni për pushime, plazh e det… Megjithatë, të mërkurën dhe të enjten, një punë urgjente do t’ju ulë me këmbë në tokë. Të premten, do të zbaviteni me shoqërinë, ndërsa gjatë fundjavës, mund të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër dhe krejt spontan.
BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Java fillon mirë, për shkak të Hënës pozitive, që do të bëjë të shpërblehen entuziazmi në punë dhe nismat e reja. Në fazën qendore të javës, do t’ia dilni mbanë të largoni rutinën në një marrëdhënie sentimentale, falë punës dhe dedikimit që do të tregoni në këtë drejtim. Të premten, mund të merreni me ndonjë punë organizative apo burokratike, ndërsa në fundjavë, do të keni Hënën kundër, prandaj do t’ju duhet të jeni të durueshëm dhe të hapur ndaj dialogut.
UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Java do të fillojë me ndonjë notë të stonuar. Mbase një detyrim familjar, ose një problem, do t’ju bëjnë të gjendeni papritur me këmbë në Tokë. Nga e mërkura deri të premten, do të gjeni mënyrën për t’u çliruar nga detyrimet dhe për t’u marrë me projekte pushimesh, falë Hënës pozitive. Gjatë fundjavës, do të dilni me shoqërinë, por vetëm me disa të zgjedhur, ndërsa për të tjerët, do të jeni të padisponueshëm.
PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Hëna në shenjën e Demit në sektorin e tretë, do t’ju bëjë të kaloni një fillim jave interesant nga pikëpamja e marrëdhënieve sentimentale apo e miqësive të vjetra apo të reja, që do t’ju kënaqin dëshirën për shkëmbim dhe lëvizje. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të lodhshme, për shkak të tensioneve të mundshme në familje. Përqendrimi i planeteve në shenjën e Gaforres dhe të Demit, do ta bëjë fundjavën të pasur me kënaqësi emocionale dhe sentimentale.
Pjesa e dytëëëëëëë
Binjakët-Akrepi
Një miqësi mes Akrepit dhe Binjakëve, pse jo?! Megjithatë, ajo do të jetë sipërfaqësore, për të evituar çdo përplasje. Këto dy shenja horoskopi nuk kanë shumë afërsi dhe nuk kanë tendencë të krijojnë marrëdhënie shumë të ngushta miqësie. Është një lidhje interesante dhe pak pikante, por jo afatgjatë. Binjakët janë diplomatë të lindur, që veprojnë me dredhi dhe mjeshtëri. Ata janë gjithashtu shumë humanë dhe mikpritës, ja përse ai do të bëjë përpjekje jo të pakta për ta çuar më tutje miqësinë e tij me Akrepin, të cilit nuk do t’i interesojë kjo gjë…
Binjakët-Shigjetari
Një Binjakët dhe një Shigjetar mund të merren vesh dhe të jenë miq të mirë, megjithëse kjo nuk është gjithmonë e lehtë, nëse merret parasysh pajtueshmëria e pakët astrologjike. Në fakt, këto dy shenja e kalojnë kohën e lirë në mënyrë të ndryshme. Është e mundur atëhere një lidhje sipërfaqësore, e bazuar në daljet për të pirë një kafe. Kështu, evitohen edhe deliret e përbashkëta dhe udhëtimet spontane. Megjithatë, Shigjetari është mendjehapur dhe Binjakët kanë aftësi përshtatjeje, gjë që mund të lehtësojë shkëmbimet mes tyre.
Binjakët-Bricjapi
Një marrëdhënie miqësore mes të lindurve të shenjës së Bricjapit dhe Binjakëve nuk këshillohet nga yjet. Karakteri i paqëndrueshëm dhe me hënë i Binjakëve mund ta lodhë Bricjapin. Megjithatë, falë aftësive komunikuese të Binjakëve, ata mund të bëhen miqtë më të mirë të botës. Në një marrëdhënie miqësore, Bricjapi do të vlerësojë anën e lehtë të Binjakëve. Për daljet në diskotekë, Bricjapi, që është i ndrojtur, ka nevojë për mikun e tij Binjakët, që të joshë seksin e kundërt.
Binjakët-Ujori
Ujori dhe Binjakët ngjajnë mjaft sa për të krijuar një miqësi të bukur së bashku. Ata kanë shumë pika të përbashkëta, si të qenit të lirë dhe për të krijuar lehtësisht lidhje shoqërore. Si për Binjakët, ashtu edhe për Ujorin, miqësia nuk duhet të jetë ekskluzive. Ata kënaqen duke u takuar një herë në muaj dhe duke pirë një kafe. Secili ka miq të tjerë dhe që të dy e pranojnë këtë situatë. Takimi mujor pritet me padurim nga të dy, pasi merren vesh shumë mirë.
Binjakët-Peshqit
Megjithëse shpesh shoqërohet nga manipulimi, një miqësi mes Peshqve dhe Binjakëve është e mundur. Binjakët janë oratorë të lindur dhe mund të kapin lehtësisht vëmendjen e mikut Peshk dhe ta tërheqin drejt aktiviteteve ndaj të cilave ai nuk është mësuar, si lojërat shoqërore, ose kuicet, ku Binjakët shkëlqejnë. Peshqit mund të mbështeten edhe tek elasticiteti dhe aftësia për t’u përshtatur që kanë Binjakët, për ta tërhequr nëpër ekspozita apo shëtitje në natyrë, me kusht që të mos jenë shumë të gjata, sepse Binjakët mërziten shpejt.