ECI NEN SHI!
E lumtur eci nen shi,
dhe mendoj vetem per ty.
Numeroj hapat e mia ,
ashtu sic do te beje dhe ti.
Ne asfaltin e lagur nga shiu,
fytyren tende une shikoj.
Te buzeqesh dhe nje cast ndalem,
se papritur ajo zhduket nen te.
Habitem me vehten time,
si eshte e mundur te ndodhi keshtu,
Sikur sheh nje ender te bukur,
qe nuk ke per ta pare me kurre.
Veshtroj perseri asfaltin,
dhe hapat perseri numeroj.
Fytyra jote shfaqet ,zhduket,
sikur shiu te luante me te.
Mos valle shiu tallet me mua,
mos valle ai e di sec kam une.
Dhe ndjenjat ndizet dhe shuhen,
si enderrat naten ne gjume.
C”eshte kjo ndjenje e cuditshme,
qe te ben ta ndjesh prane shokun tend!.
Mos valle ajo eshte Dashuria ?.
qe te ben te enderrosh dhe ne kembe.?
Oh c”ndjenje e bukur qe qenka,
te ben per te qeshur vertet.
Dhe une eci nen shi e lumtur,
shikoj asfaltin e lagur nen kembe.
Anila Karapidou
Selanik
Zemër e Dashuruar
U shtrimë në Lëndinë
Bari u shtyp
Lulet varën kokën mënjanë
Petalet nga flladi fluturuan diku
E puthjen tonë sykurjozët se panë
Po bari
Bari qoftë i bekuar
Nuk hapi gojën për t’u ankuar
Alban Arapi
Natë verë
Më qëndismën e një vajze
Më ngjason kjo kjo natë
Në të mëndafshtë gjergjef
Pikon dritën hëna
Nëpër pemë xixëllonjat
Të zbehtë dirtëzën derdhin
Gjenkallat këngë korale
Për të nxehtën natë këndojnë
Nën pullaze flenë zogjtë
Ndërsa lulet përmbi bar
Natë verë e magjishme
Që gjithë zjarr shpirtin e mbush
Një yll këputet diku
Hëna tretet shpejt
Fshehtaz natës
Një dëshirë shpreh
Alban Arapi