Blerina Matraku, këtë verë ishte pjesëmarrëse në “Maratona e këngës popullore qytetare” ku prezantoi edhe këngën e saj më të re, që shumë shpejt do ta shoqërojë me një klip, ashtu siç di ajo të realizojë. Në këtë intervistë folëm me të për pushimet, për këngën e për shumë e shumë gjëra të tjera.
Fabjola Kuburi:- Blerina, si ndihesh gjatë kësaj stine, cilat janë përjetimet e tua?
Blerina Matraku:- Mund të them, që vera më ka gjetur plot me energji pozitive, plot angazhime dhe plot kënaqësi në atë që di të bëj më mirë, të këndoj.
– Vera për ty është vetëm pushime, apo edhe punë?
– Oh, do doja të ishte pak më shumë për pushime, por këtë verë, të paktën e kisha shumë të angazhuar, për shkak të pjesëmarrjes në “Maratona e këngës popullore qytetare”.
– Si shkoi maratona?
– Të them të vërtetën, edhe pse angazhimi qe i madh, u ndjeva shumë mirë aty.
– Ç’mund të ketë më mirë se pushimet tani?
– Një këngë e bukur dhe e arrirë që të ma pëlqejë publiku.
– Cila ka qenë vera më e bukur e më energjike që ke kaluar?
– Energjia, nuk më mungon asnjë verë, por kjo verë që po mbyllet ka qenë shumë e bukur dhe e veçantë në aspektin professional për shkak të pjesëmarrjes në Maratonë.
– Preferon t’i zgjedhësh pushimet nëpërmjet një agjencie udhëtimesh, apo të bësh kërkime personalisht?
– Zakonisht, nëpërmjet agjensive, sepse kam edhe miq që merren me këtë gjë, kështu që u besoj atyre.
– Do të doje që vera të zgjaste më shumë se 3 muaj?
– Për mua, mjafton të ketë diell e të transmetojë energji diellore.
– Sa të intrigon bota nënujore?
– E dua shumë ujin dhe më pëlqen të eksploroj nën ujë.
– Zakonisht, me kë i bën pushimet?
– Me familjen, preferoj shumë t’i bëj me familjen, sepse jam shumë e lidhur me ta dhe dua të kalojmë sa më shumë kohë sëbashku.
– Vendi që ke zgjedhur prej kohësh për pushime dhe që nuk e “tradhëton””?
– Më pëlqen jugu i Shqipërisë shumë, edhe pse kam shumë pak kohë në dispozicion, javën e kaluar kur netët e maratonës ishin në Jug, shijova dhe pak diell e bregdet jugu.(Buzëqesh)
– Ke parë shumë vende, ke njohur shumë njerëz, kultura gjatë këtyre viteve?
– Po dhe të them të vërtetën, më mahnit kultura, njerëzit, traditat, vendet e Francës, dua gjithçka të Francës.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)