Majlinda Kelmendi, fituesja e medaljes së artë olimpike në xhudo në kategorinë deri 52 kilogram ka deklaruar pas triumfit në Rio për media të huaja. Ajo ka qenë medalistja e parë në historinë e lojrave olimpike e cila ka qenë në trasmetim live për BBC dhe CNN.
Deklaratat e para i kanë publikuar mediat kroate më saktë, Index.hr, përcjellë sporti1.
“Kjo është krejt të cilën e kam ëndërruar. Medaljen ia dedikoj vendit tim, i cili ka dalë nga lufta në të cilin ka shumë fëmijë që kanë nevojë për bukë, ndërsa jemi edhe në kërkim të shumë të zhdukurve”, -tha ajo.
E pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët kosovarë ajo ka folur më gjatë për premtimin që i ka dhënë Tomas Bachut.
Gazetari: Çfarë i’u ka thënë në vesh Tomas Bachut ndërsa i’u ka vënë medaljen në qafë?.
Majlinda: Në momentin që Tomas Bachut më ka vënë medaljen më ka kujtuar një moment kur kam qenë në Kosovë. Ai më ka premtuar që nëse bëhem kampione olimpike ka për të qënë personalisht ai prezent dhe ka për ta vënë vet medaljen. Në momentin që më vuri medaljen më tha se i vinte mirë për premtimin e mbajtur. Një premtim të cilin ja kemi dhënë njeri-tjetrit. Ai më tha se Kosova është krenare për mua dhe të gjithë shqiptarët po më përciellin mesazhe se jam heroina e shtetit tim dhe në përgjithësi e sportit të gjutës. Në momentin që unë kam marrë medaljen kam qënë e emocianuar por ato fjalë më bënë që të shpërtheja në vaj.
Gazetari: Ti kishe intervista në CNN, në gjigandin BBC dhe shumë media të tjera. Si po ndihesh që media po të kushton vëmendjen ty?
Kur kam qenë në BBC dhe CNN, gazetarët kanë qenë të impresionuar duke u shprehur se kjo është historia me mirë që kanë dëgjuar në historinë e lojrave olimpike dhe se kam qenë medalistja e parë që kam qenë në emision live direkt. Nuk kam fjalë që të pëshkruaj si ndihem dhe për të shprehur emocionet që po jetoj. Thonë që ka gjera që të ndodhin në jetë vetëm një herë dhe kjo gjë që po më ndodh, e ndjej se është diçka e tillë. Unë po mundohem thjesht që ta shijoj dhe të kënaqem në çdo sekondë
Gazetari: A je lodhur?
Majlinda : Po jam lodhur… Jam lodhur shumë. Kam 3 netë që nuk kam fjetur aspak. Nuk ka fjetur aspak dy netë para garave pasi kam patur shumë adrenalinë, emocion pak frikë por ditën e garës kam qenë shumë mirë. Kam qenë e çlodhur, kam pasur emocione shumë të mëdha ndërsa mbrëmë pas garave kam menduar se do fle rehat më në fund. Në fakt nuk kam fjetur aspak. Në 2-3 të natës kam thirrur mamin dhe babin. Kam folur me ta, kam parë foto mesazhe, urime etj.
Gazetari: Bej një përshendetje për të gjithë.
Majlinda: Ju përshendes të gjithëve dhe faleminderit për përkrahjen, të gjithë shqiptarëve që kanë qenë me mua kur unë kam pasur batica edhe zbatica. Dihet që sporti ka uljet dhe ngritjet e veta kështu që falenderoj të gjithë ata më kanë përkrahur në gjithë këto vite dhe dua t’ju them që edhe ata janë pjesë e këtij suksesi.
Shumë figura të rëndësishme janë duke shprehur emocionet mbi fitoren e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike. Rita Ora ka postuar një fotografi të Majlinda Kelmendit, ku kjo e fundit shihet me medaljen e artë, ku Rita Ora është shprehur se nuk mund të ishte më krenare që është kosovare.
“Nuk kemi mundur kurrë të tregojmë talentin tonë, tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë e kam bërë me krenari që jam shqiptare, jam shumë e lumtur që e shoh këtë! Më ka bërë të qaj, nuk mund të isha më krenare që jam kosovare! Majlinda Kelmendi, Ne të duartrokasim ty vajzë”, ka shkruar Rita Ora në lidhje me fitoren e Majlindës.
Gjithashtu aktori i njohur Blerim Destani, kapiteni i Kombëtares Lorik Cana kanë postuar foton e Majlindës në rrjetet sociale duke e shoqëruar me mesazhe urimi.
Një personalitet që mbetet për tu përmendur ka qenë kryeminitri Rama, i cili ka postuar në Twitter foton e Majlidnës së bashku me fjalët: “urime, urime, urime”.