– Jam 30 vjeç. Ka rreth dy vjet që më thahet goja natën dhe më çahet buza nga brenda. Mbaj gotën me ujë afër, që e njom gojën. Përdor shumë fruta gjithë ditën dhe nuk shoh asnjë ndryshim. Jam vizituar dhe mjeku më ka thënë që do të më kalojë, por njëlloj është situata, sepse mendoj se është alergji, ndaj ju drejtohem juve, doktoreshë Mira: Përse i kam këto shqetësime? Si të veproj? Me respekt, Visi.
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – I nderuar Visi, për problemin që keni, duhet të konsultoheni me një mjek drejtpërdrejt, që të merrni një përgjigje të përshtatshme dhe të saktë. Duhet të bëni disa ekzaminime dhe analiza të përgjithshme dhe të gojës, gjithashtu. Nëse ju keni konstatuar lidhje me ndonjë ushqim të caktuar, apo që kjo ju ndodh pas ngrënies së disa ushqimeve dhe dyshoni se mund t’jua shkaktojnë ato, atëherë mund të kërkojnë edhe analizë në drejtim të alergjisë nga ushqimet e përditshme. Për të marrë një përgjigje të dobishme, do të ishte e domosdoshme një konsultë sa më e shpejtë. Jeni e mirëpritur. Me respekt!
Advertisement