Përbërësit
250 gramë miell
Pak kripë
4 vezë
75 gramë gjalpë
1 qeskë maja e thatë
5 cl qumësht
5 cl ujë
50 gramë sheqer
1-2 qeska të vogla me sheqer me aromë vaniljeje
1 lugë supe vaj
1 lugë supe rum
Lloj tostiere e specializuar për vaferat
Përgatitja:
Përzieni miellin dhe kripën, bëni një gropë në qendër dhe hidhni aty vezët. Shtoni gjalpin e shkrirë, qumështin dhe ujin, rriheni mirë, pastaj shtoni sheqerin, vajin, rumin dhe majanë. Rriheni prapë. Lëreni të pushojë minimumi 30 minuta (sa më shumë ta lini, aq më të lehtë do të dalin vaferat). Mos hezitoni t’u hidhni me bollëk vanilje, e cila përmirëson shijen e tyre.