Jam beqare, qytetare, me vlera si në paraqitje dhe karakter 36 vjece, kerkoj njohje vetem per martese me nje mashkull deri 40 vjec, qytetar, beqar, pa njeri në ngarkim, me pune dhe ekonomi shume te mire, mysliman, serioz, i perkushtuar ndaj familjes, që di ta trajtoje me dashuri dhe respekt nje femer, larg veseve si alkooli, duhani, bixhozi, i paraqitshem, me gjatesi, sportiv dhe mbi te gjitha njeri besnik. Të jete nga Tirana ose Durresi, dhe jashte shtetit ne France ose Amerike. Stop aventurieret dhe mashtruesit. Kush interesohet vetem të lërë adresë emaili për komunikim jo numër celulari. Faleminderit.
Jam një vajzë kërkoj të njoh një mashkull të më ndihmojë nga ana ekonomike. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Dua të lidhem me një burrë të moshës 40-47 vjeç për lidhje serioze. Unë jam një vajzë nga Fieri, çaloj pak dhe ai të ketë ndonjë fatkeqësi. Kush është i interesuar të lërë numrin në redaksi ose gazetë të publikuar. Unë jam në pritje. Faleminderit.
Jam Viola nga Lushnja. Kërkoj te njoh një djalë që të ketë një problem fizik, jam 27 vjeçe, të jetë nga Lushnja ose Fieri të punojë dhe të ketë makinen e vet mosha 28-30 vjeçl dua të jetë i sinqertë dhe të më respektojë. Pres përgjigje në gazetë.
Përshëndetje, jam Hermentina dua të lidh jetën me një mashkull serioz, të jetë mysliman mosha 40-47 vjeç të jetë nga jugu ose Shqipëria e mesme, me banim në Tiranë, Greqi, Turqi, Maqedoni, Gjermani, Dubai i divorcuar me punë të mirë, të banojë vetëm, të ketë gjëndje të mirë ekonomike, simpatik me trup të rregullt. I interesuari të më shkruaj në gazetë. Ju faleminderit dhe respekte.
Përshëndetje jam një zonjë 40 vjeçe nga Vlora, e divorcuar për shkak të xhelozis tepër të lartë që kishte ai, dhe mbi të gjitha nuk munda të bëj fëmijë me atë, prandaj edhe unë jam në kërkim të një personi vetëm për të krijuar familje nga mosha 43 deri 50 vjeç, le të jetë edhe ai i divorcuar ose i ve pasi, edhe unë kam një problem me shëndetin. Kush është hallexhi si unë të lërë numër telefoni vetëm në gazetë me respekt Ina nga Vlora.
Jam Dallëndyshja 53 vjeçe kërkoj në jetë një mik të mirë dhe besnike pa interes. Mua do më ketë në krah. Dua një mik të përsosur nga të gjitha drejtimet, mos të jetë nga ato që nxjerrin emrin çdo ditë në gazetë, por të jetë serioz dhe real. Respekte, pres përgjigje në gazetë.
Pershendetje jam një vajzë nga Elbasani 32 vjeçe shkruaj per lidhje serioze. Jam vajzë e qetë dhe e dashur per familjen caloj pak pa histori dashurie. I interesuari te jetë nga Elbasani ose Tirana.
Jam Djana kërkoj të njoh një mashkull serioz jashtë Shqipërisë për bashkëjetesë, jam 30 vjeçe. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam me banim prej shumë vitesh në Tiranë dhe origjine nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me nje person qe te jetë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshëm dhe i perkushtuar ndaj meje, mosha 45-52 vjeç. I interesuari të lërë numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime më të hollesishme ja leme takimit.
Jam nga jugu 28 vjeçe dhe jam e interesuar për një mashkull në Itali, Gjermani ose Greqi të jetë serioz i divorcuar me kushte të mira. Jam e diplomuar serioze. Kërkoj lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një vajzë e divorcuar, kërkoj një mashkull që jeton jashtë Shqipërisë për qëllime serioze, të më ndihmoj të bëj pashaporten dhe të jetoj me të. Ju pres, por jo mashtrues. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Kërkoj për lidhje shumë serioze një intelektual 63 vjeç nga jugu ose qendra e Shqipërisë. Të jetë familjar i rregullt pa probleme, korrekt dhe të ketë paraqitje të mirë. Të banojë në Tiranë ose Durrës. Unë jam Drita shumë e rregullt, pa fëmijë, korrekte, serioze, kam paraqitje dhe plotësoj kushtet e një femre të përsosur. Ai që plotëson kërkesat e mësipërme të lërë numër celulari në gazetë. Ju mirëpres. Drita.
Advertisement