Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë është sëmundja e puthjes?

– Kam dëgjuar se me anë të puthjes shkaktohet një sëmundje e cila quhet mononukleoza. Çfarë është kjo sëmundje dhe çfarë shenjash shfaq? Patologia ime më tha se kisha shenjat e kësaj sëmundjeje dhe u habita, sepse nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Pres një përgjigje nga ju, faleminderit.
Infeksioniste Dr. Alma Hoxha: – Mononukleoza, është një sëmundje e zakonshme që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të dobët për javë apo muaj me radhë. Pra, ajo është një nga shkaqet e sindromës së lodhjes kronike që shfaqet me lodhje të theksuar, dhimbje muskulare, dhimbje artikulare, dhimbje të kokës temperaturë subfebrile dhe depresion psikik. Mononukleoza infektive, e njohur ndryshe edhe si sëmundja e puthjes, është një sëmundje që shërohet lehtë, me përjashtim të rasteve kur sëmundja zhvillohet te personat me imunodeficencë ose sëmundje kronike, tek ata që mund të kenë probleme të shpretkës, ndërlikime neurologjike dhe të rrugëve të frymëmarrjes nga edema e fytit.
– Mononukleoza shkaktohet zakonisht nga virusi Epstein Barr (EBV) dhe më shpesh shihet tek adoleshentët dhe të rinjtë. Fëmijët mund të preken nga virusi, por shpesh kalon pa u vënë re, sepse simptomat e tyre janë të lehta. Të moshuarit zakonisht nuk preken nga mononukleoza, pasi ata kanë imunitet ndaj virusit. Mononukleoza mund të përhapet nëpërmjet kontaktit, me anë të pështymës, mukusit nga hunda e fyti dhe ndonjëherë edhe nëpërmjet lotëve. Meqë virusi mund të përhapet nëpërmjet puthjeve, ai ka fituar pseudonimin “sëmundja e puthjes”, siç e thamë dhe më sipër. Nëse keni mononukleozë, ju mund ta shmangni kalimin e virusit te të tjerët, duke mos puthur askënd dhe duke mos i ndarë gjëra të tilla si gota, enët e kuzhinës ose furçën e dhëmbëve. Duhet të keni shumë pastërti vetjake. Çdo rast që dyshon për këtë sëmundje, duhet të drejtohet te mjeku infeksionist. Periudha e sëmundjes është më e përhapur në pranverë dhe në vjeshtë. Te të rinjtë, sëmundja është më e përhapur, sepse ata puthen më shumë. Mjekimi në rastet e lehta është simptomatik, duhet të kemi kujdes temperaturën, si edhe edemën e theksuar të grykës dhe mund të përdorim aciklovir dhe interferon për të ndaluar përgjigjen virale. Përdoren antibiotikë vetëm në rastet kur kemi ndërlikim të anginave nga streptokoku. Në këto raste, nuk lejohet ampicilina.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk më del koka e penisit

Next Post

Ja, pse është e mirë beqaria!

Advertisement