Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bëjini një pastrim pranveror dashurisë suaj

Diçka në këto ditë pranverore na kujton fillimin e ri dhe të freskët, qoftë ky në punë, në pamjen e jashtme, ose edhe një lidhje të re. Pranvera është momenti i përkryer për të bërë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj. Nëse po përpiqeni të rigjallëroni flakët e një marrëdhënieje paska të shuar, apo po kërkoni atë të duhurin, ose thjesht doni të zgjeroni lidhjet tuaja shoqërore, këshillat e mëposhtme mund t’ju vlejnë. Eksperti ynë thotë se pranvera është koha e përkryer për të zgjuar jetën tuaj dashurore. Ndërkohë që ditët zgjaten dhe dielli më në fund duket në horizont, pas reve, njerëzit në mënyrë të natyrshme ndihen më të lumtur, më të relaksuar dhe më të gjatshëm për të takuar njerëz të rinj, kështu që kjo është koha e përkryer për lidhje të reja. Me këshillat që do t’ju jap, ju mund ta shihni romancën nga një perspektivë e re dhe të ndizni një zjarr të ri në jetën tuaj dashurore…

Ndërroni gjërat e vjetra me të reja
Pranvera është momenti i përkryer për të ndryshuar pamjen tuaj të jashtme, kështu që provoni një stil të ri flokësh, ose një buzëkuq të ri, ose (në rastin e burrave), rruani mjekrën e dimrit. Një ndryshim i vogël mund të nxisë besimin tuaj në vetvete.
Rivlerësoni lidhjen tuaj
Akoma e krahasoni lidhjen aktuale me lidhjet e mëparshme? Nëse e keni ende mendjen tek e kaluara, kjo mund t’jua turbullojë shikimin dhe t’ju pengojë të ecni përpara. Merreni shtruar dhe mendoni se çfarë kërkoni realisht nga një marrëdhënie. Kërkoni një lidhje, apo një miqësi?
Organizoni prioritetet
Kur takohesh me dikë, është e rëndësishme të dish se çfarë kërkon. Kjo gjë bën të mundur që të sigurohesh dhe të mos bësh kompromis me parimet e tua për dikë tjetër. Lidhja duhet të jetë një shtesë e jetës suaj, jo qendra e saj.
Vini rregull në jetën tuaj
Hiqni dorë nga marrëdhëniet që zvarriten me zor dhe që e dini se nuk janë të mira për ju. Ai/ajo që do të jetë me ju, do të bëjë përpjekjet e duhura për t’ju treguar se në të ardhmen do të bëheni pjesë e jetës së tij. Mos harxhoni më kot energji duke pritur ta dëgjoni këtë nga dikush që nuk është realisht i interesuar. Gjeni dikë që do ta kuptojë se sa të mrekullueshëm jeni.
Vini rregull edhe në jetën tuaj shoqërore
Ashtu siç ndryshoni garderobën për t’i uruar mirëseardhjen pranverës, bëni të njëjtën gjë edhe me profilin tuaj në rrjetet shoqërore. Hiqni fotot e vjetra dhe vini të reja, me diell. Përditësoni profilin tuaj duke u dhënë të tjerëve të kuptojnë se çfarë keni bërë kohët e fundit. Gjithashtu, hiqni nga faqja juaj “miqtë” që nuk kujtohen kurrë për ju.
Caktoni mini-sfida për veten (si të bëni miq të rinj çdo muaj)
Sa më shumë njerëz të takoni, aq më shumë shanse keni të gjeni dikë me të cilin ju “puqen pipzat”. Jo të gjithë do t’ju pëlqejnë, por duke u takuar me më shumë njerëz, do të përmirësoni aftësitë tuaj komunikuese dhe do të mësoni të flisni me gjithkënd. Kjo do t’ju japë besim në vetvete kur të takoheni me të duhurin dhe nuk do të ndiheni më aq nervozë përballë dikujt që ju pëlqen.
Dilni një natë në javë
Një natë në javë dilni me shoqërinë, me një shoqe, ose me një shok. Nuk ka nevojë të jetë medoemos një takim romantik, por një natë në javë provoni diçka të re. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar qytetin dhe për të takuar njerëz të rinj. Nuk do të takoni kurrë njerëz të rinj duke qëndruar vetëm, në shtëpi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur thua 52Oni, ke thënë zjarr!

Next Post

De Biazi: Si po i zgjedhim lojtarët për Evropian...

Advertisement