Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur thua 52Oni, ke thënë zjarr!

Eltion Puka ose siç njihet për publikun me emrin e artit 52Oni, është fituesi i edicionit të dytë të spektaklit “Shkodra Fest”, një spektakël që mblodhi shumë artistë në një vend dhe ia dha çmimin më të mirit, 52Onit, me këngën e tij “Rren”, të realizuar enkas për këtë festival…

Fabjola Kuburi: – Pas hitit “Bela”, me të cilin fitove edhe mbështetjen e publikut, me “Rren”, fitove çmimin e parë në Shkodra Fest. Çfarë e bën kaq të suksesshme gjithçka që të lançon?
52Oni: – Të punuarit me shpirt ndoshta i bën kaq të suksesshme. (Qesh) Pas këngës “Bela” kam pasur disa bashkëpunime të tjera të suksesshme, me Ratin, me Kristina Dedën, me Sabina Danën, me Klodian Kodrën, me Ardian Qokajn, me Elton Ismailin dhe shumë bashkëpunime të tjera si tekstshkrues. Kënga “Rren” është një këngë që e kam përgatitur së fundmi posaçërisht për “Shkodra Fest”, ku rezultoi e suksesshme dhe rrëmbeva edhe çmimin e madh. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj.
– Më trego pak rreth këtij festivali, si u ndjeve kur u prezantua emri yt si fituesi i tij?
– Festivalin e bën kolegu im Eli G. Ai më ftoi që të isha pjesë, pasi ky eveniment mori përmasa të mëdha si një spektakël vërtet madhështor, jo vetëm në Shkodër po në të gjitha trevat shqipfolëse dhe mendova, pse jo?! Vërtet është një eveniment për të rinj, por aty morën pjesë edhe emra të mëdhenj të shoubizit shqiptar dhe konkurrova edhe unë, me këngën time. Nuk e prisja fare çmimin e madh sepse aty kishte shumë pjesëmarrës, konkurrenca ishte shumë e fortë e kishte këngë tepër të bukura. Kur u përmend emri im, vërtet u emocionova shumë.
– Suksesi, zakonisht, është i ëmbël?
– Patjetër që është i ëmbël, pse të rrej?! (Qesh)
– Mund të bëhet edhe i rrezikshëm?
– Duhet të kemi shumë kujdes, që të mos cënohet emri dhe jeta personale.
– Lloji i muzikës që nuk duhej të ekzistonte, sipas teje?
– Të gjitha llojet e muzikës le të ekzistojnë, s’ka ndonjë që më shqetëson. Mjafton që këngët të jenë krijuar dhe kënduar bukur, të tjerat s’kanë rëndësi; çdo lloj rryme është art për mua.
– Kënga që ke më për zemër? Përjashtohet përgjigjja “të gjitha i kam si gishtat e dorës”…
– Të gjitha kanë kuptimin e vet, por kënga që pëlqej më shumë e që e shikoj si dritën e syve të mi, është bashkëpunimi që kam me Ardian Qokajn.
– Cili nga kompozitorët shqiptarë të pëlqen më shumë dhe ka bërë karrierë në saje të realizimeve muzikore me vlerë?
– Sigurisht që Maringlen Boja, pa përjashtuar edhe disa që kanë arritur shumë në saje të produkteve të bukura që kanë krijuar.
– Çfarë mendon për skandalet, për skupet e këngëtareve?
– Do kisha folur 24 orë për këtë çështje, por them se është më mirë ta kalojmë, se nuk ia vlen… (Qesh)
– Gjatë gjithë kohës që ke qenë aktiv me punë, kur ke ndjerë më shumë se kurrë sukses?
– Pas çdo produkti që kam punuar kam ndjerë dhe kam shijuar suksesin, por jam ndjerë i suksesshëm vërtet, kur skeptikët u bënë fansa të mitë. (Qesh)
– Cila mendon se do të jetë pika kulmore në vazhdim?
– Kur të jem në listat e këngëve të MTV-së. (Qesh)
– Je nga ata meshkuj që u pëlqejnë detajet dhe që u kushtojnë vëmendje atyre?
– Po, shumë, në jetën e përditshme dhe në punë. E adhuroj thjeshtësinë, por detajet e bëjnë të bukurën.
– Në jetën e çdo njeriu ka momente të vështira. Ku drejtohesh dhe ku e gjen qetësinë në të tilla momente?
– Në jetën e çdokujt ka vështirësira, por sidomos te ne artistët kjo është mjaft e shpeshtë. Unë, ka dashur Zoti që të kem një familje të mrekullueshme dhe e gjej qetësinë e mbështetjen gjithmonë tek ajo.
– Deri tani, të gjitha bashkëpunimet apo këngët e tua kanë qenë të suksesshme, gjë që tregon se arrin ta nuhasësh çfarë u mungon fansave… Si ndodh kjo?
– Unë bëj dhe krijoj atë që ndiej, ndaj shumë nga fansat e gjejnë veten në këngët e mia, i ndjekin dhe i pëlqejnë ato.
– Jeta për ty është lojë, aventurë apo sfidë?
– Është lojë, aventurë edhe sfidë; të gjitha nga pak.
– Cila është loja në të cilën del gjithmonë fitues?
– Jo gjithmonë dal fitues, nuk kam pse gënjej, kjo ndoshta sepse unë nuk jam ndonjë i apasionuar pas lojërave në përgjithësi.
– Nëse do t’i vije një epitet jetës tënde momentalisht, cili do të ishte ai?
– Migjeni, ndoshta! (Qesh)
– A është e lehtë të jesh vetvetja në këtë botë bërrylash, që tenton gjithnjë të na tjetërsojë?
– Shumë e vështirë është, pasi bërrylat janë të shumtë dhe duhet të jesh shumë i përgatitur të mos biesh pre e tyre.
– Ky sukses që ke tani, e kënaq egon tënde profesionale apo nuk është i mjaftueshëm?
– Secili kërkon më të mirën e mundshme, por suksesi i tanishëm veçse më shtron rrugën drejt sukseseve më të mëdha, është vetëm fillimi.
– Çfarë do të kishe dashur të bëje më shumë?
– Muzikë, muzikë, muzikë.
– Aktualisht, je në përpjekje për…
– …të përfunduar produktin e radhës.
– Fjala që ndjen të thuash tani?
– Zot, faleminderit për gjithçka.
– Cila është gjëja që në mënyrë absolute nuk do të ishe në gjendje ta bëje?
– Të imitoja Konçitën. (Qesh)
– Je i dashuruar në këtë moment?
– Më shumë se shumë.
– Kulmi i kënaqësisë për ty?
– Kur performoj dhe të gjithë të pranishmit këndojnë me mua këngët e mia.
– Kulmi i dhembjes, sipas teje?
– Kur nuk vlerësohet arti që është krijuar me shpirt.
– Kulmi i neverisë?
– Kur na vënë të gjithëve në një rang.
– Cili ka qenë dhe me kë e ke ndarë udhëtimin e fundit që të ka lënë me shije të mirë?
– Me shoqen e jetës në vendlindjen time, në Pukë, për ditëlindjen time.
– Çfarë do të të bënte ta humbisje kontrollin?
– Nëse do të abuzohej me emrin tim.
– Kur thua 52Oni, ke thënë…
– Fire! (Zjarr)
– Cilat janë planet e tua për nesër?
– Angazhimi familjar dhe përfundimi i projekteve që po realizoj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Retë e zeza dhe kali

Next Post

Bëjini një pastrim pranveror dashurisë suaj

Advertisement