Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Barbana Dini: Aty ku e gjej qetësinë…

Shquhet për një stil të veçantë në interpretim, performancë dhe përzgjedhje në atë që sjell për publikun. Ajo, ka dy këngë në përfundim, një që do dalë shumë shpejt dhe një tjetër pak para fillimit të sezonit veror. Në këtë intervistë ne i kemi bërë edhe një mini pyetësor për të dhe vëllain, këngëtarin Ergi Dini…

Fabjola Kuburi: – Barbana, ky viti 2016 më duket se ka nisur mirë për ty!
Barbana Dini: – Fatmirësisht, po; me shumë energji pozitive!
– Ku jemi me klipin e ri, momentalisht?
– Kënga e re është gati, por akoma po punohet në studio dhe shumë shpejt nisin dhe xhirimet e klipit!
– Vera do të të gjejë me diçka shpërthyese?
– Nëse gjithçka shkon sipas planeve, kjo këngë që po punoj aktualisht, do të dalë shumë shpejt dhe në verë do të vij me një tjetër këngë dhe videoklip.
– Këngëtarët e muzikës botërore, megjithëse me famë dhe para, shpesh ankohen se nuk janë të lumtur apo se janë të vetmuar. Mendon se ndodh kështu edhe me këngëtarët shqiptarë?
– Besoj se kjo ndodh me çdo njeri, pavarësisht profesionit! Njeriut i mungon gjithmonë diçka. Për më tepër, varet edhe nga njeriu se si i koncepton gjërat. Unë lumturinë e gjej edhe te gjërat më të vogla të jetës së përditshme, që për dikë tjetër mund të jenë të pallogaritshme, prandaj edhe shumicën e kohës ndihem e lumtur duke ditur të vlerësoj ato gjëra që kam.
– Nëse muzika do të ishte emocion, do të kishte qenë…
– Pa dyshim, dashuri…
– Ti dallohesh për stilin e veçantë dhe mjaft interesant në luk, ideatore e të cilit je vetë. Mendon se stilimi do të ishte një biznes i mirë për ty?
– Jam shumë e fiksuar, kryesisht pas detajeve dhe nuk më mungon syri artistik, si një person i dhënë pas artit dhe të bukurës, por është diçka që kryesisht e kam praktikuar për veten dhe njerëzit e afert. Nuk e kam menduar seriozisht për ta çuar më tej se kaq.
– Sa beson në Zot, sa në fat dhe sa te vetja jote?
– Besoj shumë në Zot. Nuk jam person që besoj shumë te fati, ndoshta për faktin se nuk më ka ndihmuar ndonjëherë deri më sot, por besoj shumë te vetja ime, pasi me shumë këmbëngulje, kam arritur shumë gjëra që dikur i ëndërroja.
– Ishte ndopak interesante dita sot, për ty?
– Një ditë e qetë, ditë pushimi, nga ato ditë që ia dedikoj plotësisht kujdesit ndaj vetes.
– Ku shkojnë më tepër paratë e tua?
– Gjithandej, as vetë nuk e di. (Qesh)
– Çfarë të qetëson pas një dite të lodhshme?
– Unë e dua shumë shtëpinë, është vendi i vetëm ku gjej qetësinë pas një dite të lodhshme, ndoshta për faktin se jam një Gaforre tipike. (Buzëqesh) Kryesisht, dëgjoj muzikë franceze apo lexoj ndonjë libër.
– Është Barbana një amvisë e mirë?
– Po të isha shtëpiake, do ta shkrija talentin më shumë, por kohën e kam të limituar. Nuk them se jam keq, por diku te mesatarja.
– Cili është gatimi me të cilin mburresh?
– Vezën e skuqur e qaj! (Qesh) Bëj shaka. Përgjithësisht, gatimet tradicionale i gatuaj mirë.
– Do ta kishe kënduar ti “Morphine”, këngën e Ergit?
– Unë e dua shumë atë këngë, por më shumë e dua nga zëri dhe stili i Ergit, pasi jemi të ndryshëm.
– Cilën këngë nuk do ta kishe kënduar dot kurrë?
– Ka plot këngë, pasi jam natyrë shumë përzgjedhëse.
– Cilat janë kërkesat që ke patur gjithnjë ndaj vetes?
– Të jem gjithmonë vetja dhe të bëj gjërat që vërtet dua dhe jo gjërat që duhet!
– Mendohet se asgjë nuk zgjat përgjithmonë… A ka për ty diçka të përjetshme?
– Për sa kohë jemi të përkohshëm dhe kalimtarë në këtë jetë, gjithçka është e tillë.
– Mendon se është e lehtë sot të gjesh njeriun e zemrës?
– Kjo besoj se është pak edhe çështje fati.
– Do t’i riktheheshe një dashurie të shkuar?
– E shkuara është e shkuar dhe mbetet aty! Unë shoh vetëm përpara.
– Ka një çast kur do të doje të ishe plotësisht anonime?
– Më ndodh shpesh.

Barbana apo Ergi
– Kush nga ju të dy është më i shkathëti?
– Të dy.
– Po më i turpshmi?
– Unë. (Buzëqesh)
– Kush bërtet më shumë?
– Ergi.
– Kush ka gjithmonë të drejtë?
– Të dy mendojmë kështu.
– Kush është më i dhënë pas gatimit?
– Asnjëri.
– Kush është më llupësi?
– Unë.
– Kush është më gjumashi?
– Ergi.
– Kush nga ju e bën pazarin?
– Unë.
– Kush i bën më tepër dhurata dhe surpriza mamit?
– Të dyve na pëlqen t’i bëjmë shpesh surpriza dhe dhurata mamit, e kemi merak këtë gjë.
– Ku shkoni më së shumti bashkë?
– Në kafe ose restorante.
– Koha më e gjatë që keni qëndruar larg njëri-tjetrit?
– Dy javë.
– Në fund do të thoje se Ergi…
– …është pika ime e dobët!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

6 modele xhinsesh në modë këtë pranverë

Next Post

Pse cilësia e gjumit përkeqësohet me kalimin e moshës?

Advertisement