Përbërësit:
Mish, i prerë në kubikë të vegjël, 1/2 kilogrami,
Miell, ¼ e gotës,
Yndyrë, ¼ e gotës,
Thelpinj hudhre të shtypur, 3-4 copë,
Ujë, 2-3 gota.
Makarona, ½ kilogrami,
Qepë, 3 kokrra,
Domate, 3 kokrra,
Kripë e piper, sipas dëshirës,
Gatimi:
Në një tenxhere të vogël, nxehim yndyrën dhe skuqim përbërësit. Shtojmë më në fund domatet, kubikët e mishit dhe pasi i kavardisim, i mbulojmë me ujë, që ta pijë gjatë zierjes në zjarr të ngadaltë. Tanimë, makaronat e gatshme i hedhim në një tavë të madhe, që e mbulojmë me mishin e grirë. Po të duam, këtë gjellë mund ta shoqërojmë me një omëletë, që e përgatitim më vete, duke i hedhur majdanoz të grirë hollë. E presim omëletën në rripa të hollë. Gjella e kombinuar, është gati.