Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Kuriozitete për çmimet Oskar
Smartphonët “sëmuren” nga virusi Mazar Bot që mund të fshijë gjithçka
Elektriku i dorës më i fuqishëm në botë

Smartphonët “sëmuren” nga virusi Mazar Bot që mund të fshijë gjithçka

 

Përdoruesit e telefonave androidë janë paralajmëruar për një lloj të ri programi me virus, të quajtur Mazar Bot, i cili po prek smartphonët, duke u dhënë sulmuesve të drejtën për të monitoruar dhe kontrolluar pothuajse çdo aspekt të telefonit. Programi manipulues që u zbulua nga kërkuesit e Heimdal Security futet në punë nëpërmjet një SMS/MMS, i cili, kur hapet, fillon të dërgojë mesazhe, të futet në rrjet në mënyrë anonime, ta vërë telefonin në gjumë (sleep mode), bile të fshijë edhe gjithë të dhënat e tij. Ndryshe nga viruset e tjera, Mazar Bot i sulmon përdoruesit me një mesazh direkt dhe nuk shkarkohet nëpërmjet aplikimeve të ardhura nga të tretë. Pasi futet në telefon, programi shkarkon një aplikacion që lejon të lidhet në mënyrë anonime me internetin. Ç’është më e keqja, ai mund të fusë automatikisht dhe fshehtas në telefon aplikimin Polipo Proxy, që spiunon të gjitha veprimet në internet që bën smartphone-i. Sipas Andra Zaharia, specialiste në Heimdal Security, kjo mund të çojë në sulme që shpesh përdoren për të vjedhur të dhëna të fshehta, si emailin e personit, të futen në faqet e tij në rrjetet shoqërore dhe të marrin edhe të dhënat bankare (karta).

Kush qëndron pas këtij programi?

Advertisement

Nuk është ende 100% e sigurt, por ekspertët e sigurisë thonë se të dhënat sugjerojnë se përdoruesit e këtij programi janë rusë. Kur Mazar Bot u zbulua për herë të parë, atij i bëhej reklamë në gjuhën ruse. Përveç kësaj, programi është koduar për të mos funksionuar në celularët rusë. “Ekipi ynë i punës nuk u çudit kur pa se programi nuk mund të instalohet në smartphonet me opsionin në gjuhën ruse. Mazar Bot kontrollon, së pari, telefonin për të identifikuar prejardhjen e përdoruesit dhe nuk futet tek ata me origjinë ruse”, tha Zaharia. Për fat të keq, sipas Heimdal Security, programi do të evoluojë në muajt që vijnë. “Sulmuesit mund ta testojnë këtë tip të ri programi për të parë si mund të përmirësojnë taktikat e tyre dhe të arrijnë qëllimet përfundimtare, gjë që ka mundësi të jenë paratë”, shtoi Zaharia. Sistemi i veprimit të telefonave Android është përballur me një numër të madh problemesh sigurie në 12 muajt e shkuar. Thuhet se 95 për qind e përdoruesve te telefonave adroidë kanë të paktën një virus në telefonin e tyre. Dhe… telashet nuk kanë të sosur…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kuriozitete për çmimet Oskar

Next Post

Elektriku i dorës më i fuqishëm në botë

Advertisement