Fillimi i shkollës është një nga momentet mëtë bukura, por edhe më të rëndësishme nëjetën e të gjithë fëmijëve. Nisja e saj me sukses është premtim për arritjen e mëtejshme tëfëmijës, por jo për të gjithë ky fillim është njësoj.

Fëmijët hasin vështirësi të shumta, jo vetëm se përballen me një mjedis të ri, me shokë e shoqe të reja, pa praninë e prindërve etj, por hasin vështirësi të shumta edhe në mësimin e shkronjave, numrave, të shkruarit, tëlexuarit etj. Këto vështirësi bëhen edhe më tëtheksuara për fëmijët me aftësi ndryshe, tëcilët nuk e kanë të lehtë përshtatjen e ndryshimin e rutinës. 

Prandaj është e rëndësishme të flitet nëmënyrë më konkrete dhe specifike, duke orientuar prindërit se si të veprojnë me fëmijët e tyre. Pavarësisht, se ata do të kenëpjesëmarrje tëvazhdueshme në shkollë, përfshirjen në planin PEI, takimet me mësuesit etj, ata duhet të dijnë mëkonkretisht si tëpërgatisin fëmijët e tyre. Mëposhtë po listojmë disa mënyra:1. Njihuni dhe komunikoni me mësuesen/in e fëmijës suaj

Përpara se të çoni fëmijët tuaj në shkollë, njihuni me mësuesen/mësuesin e tyre. Shkoni në shkollë dhe takoni drejtpërdrejt mësuesen kujdestare të klasës. Bisedoni me atërreth nevojave të fëmijës suaj, gjendjes dhe gatishmërisë për të bashkëpunuar. Gjithashtu, diskutoni sesi mësuesi do tëkomunikojë me ju. Mësuesit janë tëndryshëm dhe kërkesat e secilës klase janë tëndryshme. Kështu që, ju duhet të zgjidhni komunikimin që do të përdoni si me anë tëtelefonit, ose mund të lini një fletore ku mësuesi të shkruajë gjithçka për tu orientuar sesi të ndihmoni fëmijën për detyrat. Kjonjohje e parë do të krijojë një “urë” komunikimi efektiv për gjithëvitin. 2. Vizitoni klasën me fëmijën tuaj

Është e rëndësishme që ta sillni fëmijën nëshkollë, përpara se të fillojë shkolla. Ju mund të zgjidhni një ditë, madje edhe disa ditë, qëtë vizitoni shkollën, duke e njohur fëmijën me ambjentin, mësuesen, klasën etj. Kjo mund të ndihmojë nëzbutjen e disa shqetësimeve të fëmijës suaj. Fëmijët janëtëndryshëm dhe kanë vështirësi nëpërshtatje. Por ju mund t’i tregoni mjedisin, bankat, madje mund të merrni lodrat epreferuara dhe të zhvilloni disa lojra me fëmijën tuaj. Kjo do të krijojë një lidhje argëtimi dhe fëmija do të dëshirojë tëvijësërisht aty.3. Njihuni me mësuesin mbështetës/ndihmës

Gjithashtu, ju duhet të njihni edhe mësuesin mbështetës/ndihmës, pasi ai është personi qëdo të punojëdrejtpërdrejt me fëmijën tuaj. Takoni atë dhe diskutoni mbi gjendjen dhe nevojat e fëmijës suaj. Po kështu, takoheni edhe me fëmijën tuaj, që ai të krijojë njohje dhe të dëshirojë tëqëndrojë me atë. Prezantojeni me fëmijën tuaj dhe tregojini,qëështë një person i afërt që do ta ndihmojë, do ta argëtojë, do të luajë me atë etj. Nga ana tjetër edhe mësuesi mbështetës duhet të bëjërolin e tij, pasi është i specializuar nëkëtëdrejtim. 4. Krijoni rutina para fillimit të shkollës

Rutina është shumë e rëndësishme për fëmijët, sindomos me aftësi ndryshe. Ata e kanë më të vështirë përshtatjen, ngandryshimi i saj. Prandaj, ju duhet të filloni të ndërtoni rutina, përpara se të fillojëshkolla. Mundohuni të mësoni të zgjoni fëmijët tuaj herët, në mënyrë që të jenë tëmësuar me kohën e shkuarjes në shkollë. Po kështu, dilni me fëmijën në orarin kur fillon shkolla, ose shkoni diku me autobus, qëfëmija të fillojëtë mësojë rutinën e të shkuarit në shkollë, që me përgatitjen, marrjen e autobusit dhe mbërritjen në shkollë. Gjatëditës zhvilloni aktivitete dhe lojra të shumta, që fëmija të ndihet ipërfshirë gjithë kohën dhe të jetë i gatshëm për të shkuar herët nështrat. Është mirë, që fëmijët të shkojnëpërpara orës 22:00 në shtrat, për të pushuar dhe bërë një gjumë të mirë. Këto mënyra do e ndihmojnë fëmijën tuaj të rivendosë orën dhe tëjetë i përgatiutur me rutinën e përditshme të shkollës. Për këtëmund të përdorni edhegrafikët me imazhe, ku fëmija tëorientohet më mirë se çfarë duhet të bëjë. 5. Mbani lidhje me fëmijën tuaj

Lidhja me fëmijën tuaj ka shumë rëndësi për atë. Ai do të jetënë shkollë pa praninë tuaj. Prandaj ju duhet ta përgatisni, qëdo të jetëvetëm, por që ju nuk do lini asnjëherë. Kështu ju mund, të përgatisni ëmbëlsirat epreferuara të fëmijës suaj, njëktuti me shënime për fëmijën, ose mund të vendosni njëfotografi në xhepin e xhaketës. Kjo vlen edhe për prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe. Në sajë të tyre fëmijët do t’iu kujtojnë dhe do të mendojnë se nuk i keni harruar.6. Krijoni një histori sociale

Fëmijët janë imitues dhe shpesh ndjekin modelet e të tjerëve. Prandaj, është mirë që ju t’i lexoni fëmijës suaj tregime tëfëmijëvë, qëshkojnë në shkollë. Ose ju mund t’i tregoni shembuj të motrave, vëllezëve, të afërmve, shokëve, shoqeve,që shkojnë në shkollë. Madje është mirë ta shoqëroni me deklarata të vetë fëmijëve, të cilët i tregojnë për shkollën dhe eksperiencat e tyre në të. Gjithashtu, mund të përdoni edhe foto dhe imazhe të fëmijëve në shkollë, gjatëaktiviteteve tëndryshme të zhvilluara. Kjo mënyrë rrit dëshirën dhe kuriozitetin e fëmijës për të ndjekur shkollën. 7. Zhvilloni lojra dhe aktivitete të ngjashme me shkollën

Për të përforcuar tek fëmija idenë e shkollës, ju mund të zgjidhni të zhvilloni lojra që lidhen me atë, psh ju mund të luani me “mësuese” me fëmijën tuaj. Kjo lojë krijon në imagjinatën e e tij idenë e shkollës, të kryerjes së detyrave etj. Gjithashtu, ju mund të zhvilloni me fëmijën tuaj dhe fëmijë të tjerë, aktivitete sportive, lojra, konkurse  etj, që fëmija të krijojë më mirë idenë efunksionimit të shkollës. Ju krijoni lidhje dhemiqësi edhe me shokë, shoqe që do të ketë në shkollë. Kjo e ndihmon atë ta ketë më të lehtë përshtatjen, nëse njeh më parë disa prej tyre, mjedisin dhe mësuesen.

Këto janë disa mënyra sesi të përgatisni fëmijën tuaj, por sigurisht që nuk janë absolute. Ato i ndihmojnë prindërit, të përforcojnë, edhe më shumë, duke i përdorur krahas mënyrave të tyre të përhershme. 

E rëndësishme, është që ju të zgjoni tek fëmijët dëshirën për shkollë dhe të synonisuksesin e tyre të mëtejshëm!

Burimi: Humanum.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *