Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Test Çfarë dini për sëmundjen e mushkërive?
Për Edi Ramën dhe supermenin: Nudist apo Arrogant ?! Nga Brizida Gjikondi
Kam alergji nga ilaçet

Për Edi Ramën dhe supermenin: Nudist apo Arrogant ?! Nga Brizida Gjikondi

Arroganaca është djep i frikës, arroganca në pergjithësi shoqërohet me delir, i cili në vetvete e fryn njeriun por kurrësesi nuk e bën të fluturoj.
Në përgjithësi është një fakt i njohur botërisht që pushtetet antikombëtare të kapura nga klientelistët që riciklojnë në pushtet po këto forca politike kryekëput për interest e tyre jo të ndershme, priren mos kenë moral, të japin gjithëcka në shkëmbim të pushtetit amoral që ushtrojnë, të japin sidomos, toka, terrene dhe të drejta kombëtare, për të cilat ata nuk kanë tituj pronësie posedimi por vetëm mirëbesim popullor për tu administruar dhe pasuruar. Mafia e ndërtimit me imunitetin e politikës në xhep dhe e kamufluar me petkun e bizneseve të suksesshme vazhdon të realizojë përfitime kolosale nëpërmjet konsumimit të krimeve mjedisore. Rezultatet janë : dëmtim I shëndetit publik, ekonomia e ndershme varfërohet dhe poshterohet, ambjenti psikologjik dhe natyror helmohet dhe shndrrohet në të pabanueshëm në cdo aspect.
Protagonisti kryesor i kësaj kahsapane nuk është ai ndertuesi pelivan që e dredh me gjithë pushtetet por është sistemi korruptiv i bashkëjetesës të të gjithë mekanizmave të krimit dhe politikës që gjenerojnë leje kriminale ndërtimi, që më shumë se kriminale do I quaja antikombëtare.
Tashmë, mafia e betonit në Shqiperi nuk ka brirë, nuk ka fytyrë, nuk ka emër dhe mbiemër, ajo është më shumë se aq, ajo është sjellje, është diktat, hakërrim, vendimarrje personale por vendimarrje mbi pronat publike të shqiptarve, jo mbi pronat e saj, dhe në momentin që mali që s’bëzan bërtet, mafia nxjerr dhëmbët. Si fillim nxjer bataljonin e parë atë të policëve bashkiakë rrogëtarë të capës së bukës, pastaj del argati tjetër Kryetari i Bashkisë, Supermeni i asgjësë, që si aktor i munguar dhe mjeshtër fotozhenik me shejtanllëk i prek shqiptarët sidomos ata të majtët tek ndjesia se ai është i përvuajtur për fëmijët e tyre dhe kërkon me cdo kusht që betonin ta mbjell mbi natyrë e Parkut për të ndihmuar këta fëmijë lagjesh të shkulen nga maja e majës e të shkojnë gjasme të luajnë në betonin e tij të Parkut që nuk është i tij.
Pa fund të 11 ndarjet administrative në Tiranë kanë hapësira të vogla ku Supermeni mund tju coj një lisharse, një kosh basketbolli dhe dy pëllëmbë bar, e ka për detyrë ta bëj, me ligj, jo me qef, por jo…. Parku I Liqenit që tashmë smund të quhet as i tillë, është shndrruar në konkubinën e pushteteve, ku të gjithë kanë zhytur dorën, por sidomos Kryeministri actual.
Mefshtësia, injorimi, kërcënimi, rrethimi me teneqe, shqepja e tokës nga bimësia dhe mbjellja e betonit vdektar mbi të janë stilet më të njohura të pushtetit kur gllabëron tokë shqiptarësh. Dhe gjithë kjo procedurë mortore domsdoshmërisht bëhet natën.
Ne tavë janë bashkë të gjithë kahet e politikës, ndaj dhe heshtin ose bëzajnë në mënyrë selektive. Rasti më flagrant ajo llokma e këndit të parkut përballë Fakultetit Ekonomik që u rrethua, u shqep dhe shkretua brënda natës. Dihet kush janë, edhe lejen dhe legalizimin në xhep i kanë, biles edhe mediat, sidomos ato.
Jo më kot Kryetari iBashkisë është kujdesur që familjarët më të afërt të mediavë të mëdha tu jap një capë bukë rrogash nga lekët tona në administratën e tij, dhe në rast se dikush përpiqet ti dalë nga rrjeshti i lugës së corbës minimalisht ka fatin e Sazan Gurit.
Pavarësisht skërmitjes së dhëmbëve të Supermenit që qytetin spo e shpëton dot ( duhet të shpëtoj veten nje herë nga kapjet e politikës) pavarësisht thagmave me vdekje, lule etj të një Kryeministri të dëshpëruar, tradhëtuar dhe trëmbur që në mënyrëm më skandaloze të mundshme përsërit non’sensin e radhës, Parku i Liqenit nuk do preket më, dhe pikë muhabeti, ky qytet ka zot, ai Park po ashtu, nuk ka dele që kullosin, ka njerëz me integritet dhe dinjitet, që KM’ja nuk i blen dot me donacione ndaj i ngatërron ata të vdekurit e tij të blerë, me shpirtrat e lirë që enden parkut, me kitare, libra e miq me dy këmbë, dhe janë shumë, ah sa shumë po shtohen. E bukura dhe dashuria per vëndin japing kurajo, leku jep arrogancë, frikë dhe dhunë.
Teksa dëgjoja shprehjet më antidemokratike të mundshme të KM’së i cili haptazi shkeli dhe kompetencat e Bashkive dhe të vetat po e po, mu kujtua kur po ky KM ftonte biznesin Italian në Shqipëri dhe po me delir fryrës por jo fluturues ju thosh…hajdeni ne Shqiperi hapni biznese, se do jeni rehat, aty ska Sindikata…dmth, ka puntorë të vdekur, qytetarë civil të vdekur..popull i mbaruar.
Ndërkohë shfletoja letrat e mangëta të Bashkisë Tiranë për krimet ambjentaliste që po përpiqet ti shes ndryshe, dhe ndërkohë po lexoja dicka për filozofinë e ambjentalisve në botë që për hir të së vërtetës ish goxha aktive dhe e mirëorganizuar, me humor ndër rrjeshta ata mburreshin që ambjentalistëet më të thekur…ishin aq ekstremist sa qe edhe plazhin e bënin nudo…. Ky fakt vërtet më futi në mendime.
P.S
Per kujtese:
Fjalët e Kryeministrit për shoqerinë civile, Parkun dhe ndërtimet e tjera të kamufluara si vepra publike rreth tij në daljen e tij të fundit mediatike.
1. Në qoftë se po më thoni që kjo që proteston është shoqëria civile, më tregoni ku e ka varrin të shkoj ti çoj lule. Nëse kjo është shoqëria civile shqiptare domethënë qenka e vdekur, është degradim i vërtetë, janë disa persona që kanë axhendën e tyre, që s’kanë lidhje me të vërtetën.
2. Janë provokues! Ç’punë kanë ata me policët?! Janë provokatorë, provokatorë!
3. Projekti tek Parku i Liqenit do të bëhet, duan apo s’duan ata!
4. Ai [protestuesi] po proteston për një ëndërr të keqe që po e shikon vetë.
5. Tek zona e Gardës, [tek Parku i Liqenit] do të ndërtojmë që ç’ke me atë! Një, dy tre godina, sa të duhen në interes të publikut.
6. Mund të ndërtojmë dhe më shumë tek Garda, mos u çudisni! Ky është thjeshtë plan, por mund të ndërtojmë dhe më shumë godina!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Çfarë dini për sëmundjen e mushkërive?

Next Post

Kam alergji nga ilaçet

Advertisement