Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam alergji nga ilaçet

 

– Doktoreshë Mira, unë vuaj nga alergjia ndaj ilaçeve siç është paracetomoli, voltareni dhe nga anestezioni. Dua të di shkakun e kësaj alergjie dhe nëse është e  shërueshme, se i bie që sa herë të sëmurem, të mos arrij të bëj analiza, nga frika e alergjisë. Si e shpjegoni ju këtë gjë? Faleminderit.

Dr. Mira Xhixha, alergologe: – Në lidhje me alergjinë nga Voltareni, ju nuk sqaroni siç duhet se çfarë jua shkakton këtë alergji, paracetamoli apo voltareni kur e pini dhe nëse është alergji në lëkurë apo në frymëmarrje? Po kështu, nuk sqaroni nëse është e menjëhershme nga marrja e ilaçeve të sipërpërmenduara apo pas disa orëve? Përgjigjja për këto hollësi që ju përmenda ka shumë rëndësi. Do t’ju thoja që të keni kujdes sidomos me voltarenin që nuk duhet ta përdorni më, kurse përsa i përket paracetamolit, më duket pak e dyshimtë, pasi alergjia ndaj tij nuk është e shpeshtë, ashtu siç është alergjia ndaj voltarenit, aspirinës apo naproksenit, që janë medikamente antiinflamatore dhe kundër dhimbjes.

Advertisement

– Kur personat shfaqin këto alergji, u ndalohet marrja e mëtejshme e tyre, kurse për paracetamolin është shumë më e rrallë kjo gjë. Ju duhet të konsultoheni me një mjek alergolog, për të mënjanuar ose jo marrjen e paracetamolit meqenëse është medikament që përdoret shumë shpesh. Pa një konsultë, nuk mund të them nëse problemi juaj është i shërueshëm apo jo, pasi duhet të jemi të qartë nëse është alergji dhe se çfarë lloji apo grade alergjie është. Jeni e mirëpritur! Me respekt, doktoresha.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Për Edi Ramën dhe supermenin: Nudist apo Arrogant ?! Nga Brizida Gjikondi

Next Post

Vuaj nga psoriaza

Advertisement