Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Mavraj: Nuk e diskutoj Evropianin!
10 kuriozitete mbi telenovelën “Duaje jetën”
Duke ecur zbathur

10 kuriozitete mbi telenovelën “Duaje jetën”

 

 

  1. Paola Oliveira i shtoi një shkronjë “l” emrit të saj artistik (duke e bërë Paolla), pasi duke besuar shumë te numerologjia, besonte se kjo gjë do t’i sillte fat.

 

Advertisement

  1. “Duaje jetën” ka qenë telenovela e parë braziliane që ka thyer një tabu, duke paraqitur në ekran puthjen mes dy homoseksualëve.

 

  1. Në Brazil, telenovela pati një sukses të paparë, duke thyer çdo rekord shikueshmërie.

 

  1. Tales Kabral, i cili luan rolin e Xhonatanit, djalit të Feliksit, sapo ka promovuar albumin e parë muzikor të karrierës së tij. Albumi përmban shtatë këngë dhe titullohet “Për këtë jemi krijuar”.

 

  1. Paola Oliveira, aktorja 32 vjeçare që luan rolin e Palomës, mori çmimin e parë si femra më seksi e vitit 2013. Aktorja u përzgjodh nga revista braziliane “Vip”, mes shumë aktoreve e modeleve të tjera.

 

  1. Mateus Solano (Feliksi) është bërë i njohur si Ambasador Kombëtar i Vullnetit të Mirë në Brazil. Ky funksion iu dha për rolin e tij në telenovelë, me motivacionin se e ka bërë spektatorin të reflektojë mbi përbuzjen dhe diskriminimin.

 

  1. Malvino Salvador, i cili luan rolin e Brunos, është renditur i pari ndër dhjetë aktorët më të paguar të vitit 2015. Aktori dhe modeli ka një pasuri prej 145 milion dollarësh, me të ardhura prej 46 milion dollarësh në vit.

 

  1. Flokët e gjatë, me të cilët e keni parë Juliano Kazarrenë (Nidoja) ishin zgjatime të rreme. Aktori rrëfeu se në fillim e pari shumë të vështirë t’i mbante, por ia vlejti barra qiranë!

 

  1. Skenat e telenovelës janë xhiruar në Brazil dhe në Peru. Qytetet kryesore kanë qenë: Sao Paulo (Brazil), Machu Piçu (Peru), Arekipa (Peru) dhe Kolka Vallej (Peru), si dhe shumë të tjera.

 

  1. “Duaje jetën” u transmetua në plot nëntë shtete të Amerikës Latine: Ekuador, Kili, Uruguaj, Kolumbi, Meksikë, Pere, Bolivi, Nikaragua dhe në Argjentinë.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mavraj: Nuk e diskutoj Evropianin!

Next Post

Duke ecur zbathur

Advertisement