Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si llogaritet pensioni?

 

– Jam E. Hasani, emigrant në Padova të Italisë, i datëlindjes 14.04.1952. Në Itali kam vjetërsi kontributive prej 19 vitesh pranë INPS dhe jam ende i punësuar me sigurime shoqërore. Në Shqipëri kam gjithsej një vjetërsi me sigurime shoqërore prej 21 vitesh. Sipas legjislacionit italian, kur më takon të dal në pension dhe sa vite do të më duhen? Po në Shqipëri, a përfitoj pension dhe si do të më llogaritet pensioni? A mund të dal në pension para plotësimit të moshës?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, bazuar në legjislacionin italian për t’ju lindur e drejta për përfitimin e pensionit të pleqërisë kërkohen dy kushte; së pari një vjetërsi kontributive jo më pak se 20 vite dhe kushti i dytë është mosha, e cila bazuar në Reformën “Monti”, rritet sipas koeficientit të jetëgjatësisë, dhe në rastin tuaj mosha është 66 vite e 7 muaj. Llogaritja e pensionit tuaj në Itali, do të bëhet sipas shumës së kontributeve të derdhura për këtë periudhë.

Advertisement

– Përsa i përket pensionit në Shqipëri, edhe sipas legjislacionit shqiptar, Ligji 104/2014 neni nr. 16 që ndryshon nenin 31 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përcaktohet si më poshtë: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. Kërkohen dy kushte, vjetësia kontributive jo më pak se 15 vite kontributive dhe mosha, që në rastin tuaj është mosha 65 vjeç dhe vjetërsia kontributive prej 21 vitesh bën që të përfitoni pension pleqërie në Shqipëri. Duke marrë në konsideratë ditëlindjen që keni deklaruar, do të plotësoni kushtet për pension pleqërie në vitin 2017. Vjetërsia kontributive për pensionin e plotë në vitin 2017 është 36 vite kontributive (duke filluar nga viti 2015 vjetërsia kontributive rritet me 4 muaj në çdo vit). Nuk mund të dilni në pension para kohe (pension i reduktuar), mbasi sipas nenit 17 të ligjit 104/2014, që ndryshon nenin 31/1 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet si më poshtë: “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur: a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj. Pra, ju nuk mund të përfitoni pension para kohe (pension të reduktuar) sepse nuk plotësoni kushtin e vjetërsisë kontributive që për vitin aktual është 35 vite e 8 muaj. Për llogaritjen e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/2014, neni 18, që ndryshon nenin 32 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet si më poshtë: 1. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. 2. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. 3. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59 të këtij ligji. 4. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Për llogaritjen e pensionit përdoret formula: PP (Pensioni i pleqërisë)=PS (Pension Social ) x vjetërsi kontributive të realizuara/vjetërsi kontributive që kërkohet +1/100 vite sigurimi x BV (baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjave shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994. Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për ta konkretizuar këtë llogaritje, po të marrim në mënyrë hipotetike një bazë të vlerësuar për ju prej 25 000 lekësh, atëhere pensioni juaj do të llogaritet si më poshtë: P= 6750 x 21/35,7 + 1/100 x 21x 25000 = 3970 + 5250 = 9 220 lekë. E përsëris, kjo llogaritje është në mënyrë hipotetike, mbasi nuk kam rubrikat tuaja të punës para vitit 1994 dhe pagat reale mbas vitit 1994. Duke ju falenderuar për besimin, besoj se i kemi dhënë përgjigje interesimit tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Duke ecur zbathur

Next Post

A mund të ngre padi ndaj punëdhënësit?

Advertisement