NJË PERSONAZH QË MBIJETON NGA URANIUMI
Një burrë i gjatë. I verdhë. I fishkur. I plakur para kohe. Nisi të flasi:
– Më quajnë Hilmi Hoda. Të dukem si fantazmë? Fantazëm jam. Kam punuar në minierën e uraniumit. Në fshatin Himçë-Kukës. Nga uraniumi kanë vdekur 50 minatorë. Bashkë me ta vdiqën edhe dy vëllezër të mi. Njeri 50 vjeç dhe tjetri 55. Edhe unë jam i vdekur. I pa kallur…
Pas bisedës, nisa të “rrëmoj” historinë. Në vitin 1971 u hap sektori igjeologjisë për të gjetur urianum. Punuan gjeologë shqiptarë dhe kinezë. U hap edhe miniera. U punësuan rreth 150 puntorë. Miniera kishte rrezatim. Filluan sëmundjet. Erdhën vdekjet. Alar. Zhurmë…Dhe miniera u mbyll në vitin 1985…
Në vitin 1994 pati një shkarje toke. I dolën “zorrët” minierës. Minerali doli sheshit. Rrezik për fshatarët dhe bagëtinë. Qeveria Meksi dha ca para. Një pjesë e fshatarëve u shpërngulën në Sukth. Një pjesë ikën në emigracion.
Paradoks! Në fshat ka 20 shtëpi. Jetojnë. Burra. Gra. Fëmijë. Kanë bagëti. Bagëti hanë ushqim me rezatim. Njerëzit hanë mish e pinë qumësht me rrezatim…
Po shteti?…Kënaqet nga vizita e Xhon Kerit. Thartohet nga kuvendi i Ben Blushit. Bëhet allatkë ne parlament….Kaq se e zgjatëm dhe e bëmë tërkuzë…
Advertisement