Përshëndetje doktoreshë Rezarta. Jam një djalë 16 vjeçar, jam diagnostikuar para një jave me Ambliopi në syrin e majtë. Dua të di a ndikon Ambliopia në dëmtimin e shikimit në syrin e djathtë me të cilin shikoj shumë mirë, tani për tani? Gjithashtu doja të dija a vjen duke u thelluar Ambliopia në syrin e majtë, apo do të qëndrojë kështu si e kam? Faleminderit.

Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- Përshëndetje, i dashur letërshkrues. Më pëlqeu shumë pyetja që ju më keni drejtuar, pasi AMBLIOPIA është një nozologji oftalmologjike invalidizuese, e cila në pjesën më të madhe të rasteve, ul produktivitetin në jetë, pasi niveli i të parit në syrin AMBLIOP nuk lejon krijimin e trepërmasore                               ( stereoskopike) të objektit në hapsirë. Përsa i përket prekjes së syrit tjetër nga AMBLIOPIA në një sy, nuk përbën fare problem shqetësues, pasi AMBLIOPIA është moszhvillim i aftësisë shikuese të atij syri, që ka defekt refraktar. Përsa i përket moshës 16-vjecare, AMBLIOPIA nuk thellohet më tej me rritjen e moshës, situata mbetet stabël dhe konstante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *