Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ç’do të ndodhë pas vizitës se Kerrit? Nga Spartak Ngjela

Kur pushtetarët e një shoqërie sillen si kalamaj teksa iu rrezikohet pushteti, tregojnë se e urrejnë popullin e tyre.
Kjo është gjendja shqiptare sot. Shikoni se çfarë po ndodh në funksion të vizitës së Xhon Kerrit në Tiranë:
Berisha urdhëron Presidentin e Republikes të dalë e ta presë Sekretarin Amerikan të Shtetit në aeroport. Çudi mesjetare! Naivitet feminor: mendon se Nishani do të intrigojë Kerrin, ose ta disinformoje atë. Gjithçka lidhet me Metën. Kerri s’e takon. Si logjike politike, Kryetari i Kuvendit duhet të japë dorëheqjen. Këtu fillon degradimi i Saliut, sepse ky s’jeton dot politikisht pa Metën.
Por kjo lojë fëminore vijon edhe më tejë:
Partia Demokratike u tërhoq nga konsensusi për Byronë Kombëtare të Hetimit. Përsëri për Metën. Mostakimi që do t’i bëjë Kerri, rrëzon Metën. Por, kjo lojë përkthehet si “presion për Xhon Kerrin”. Sigurisht. Lumë ne që i kemi këta mafioze në qeverisje, por që janë edhe kalamaj. Pse, poitika amerikane mund të ndërrojë në shkallët e avionit? Po si nuk u bë një herë të vetme normal e me mendje të papushtuar nga ligësia ky Sali Berisha! Kurrë. Është destina e tij që të përmbytet si pasojë e ligësisë së tij.
Po Meta, a do të japë dorëheqjen nga Kryetar Kuvendi, pas “përbuzjes” politike të Xhon Kerrit? E vështirë. Ai ia ka hipur kalit të katërmbëdhjetëvjeçarit dhe do ta zbresë andej vetëm shëndoshja intelektive e politikës shqiptare.
Këta pushtetarë nuk dinë të bëjnë asgjë, por vetëm të grabisin hapur në dritë të diellit. Vetëm se, a mundet ta mbajnë Kryetar Kuvendi shqiptarët një të padëshiruar nga politika amerikane? Kjo mbetet për t’u parë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Taunita Pira: Tradhtia është një zgjedhje...

Next Post

Cilët nuk intervistuam dot këtë javë? Nga Artan Kristo

Advertisement