- Të bësh dashuri i bën mirë zemrës
Kur ju bëni dashuri, fusni në punë gjithë muskujt e trupit tuaj. Prova: Për një marrëdhënie seksuale që zgjat 20 minuta, ne djegim mesatarisht 300 kalori. Ashtu si ndodh me çdo aktivitet sportiv, futet në punë frymëmarrja, zemra, muskujt e barkut dhe sigurisht, ato të perineut. Studiuesit bile kanë zbuluar që burrat që bënin seks dy herë në javë, rrezikoheshin më pak nga infarktet. Edhe për gratë vlen e njëjta gjë, shtimi i nivelit të estrogjeneve në trup është i mirë për sistemin kardiovaskular.
- Seksi ka veti qetësuese
E para, të jeni në shtrat në krahët e partnerit është mënyra më e mirë për të harruar problemet e jetës së përditshme. Por kjo nuk është përparësia e vetme. Orgazma, falë hormoneve (endorfinave dhe oksitocinave) të prodhuara lejon qetësimin e dhimbjeve (tamam si një tabletë paracetamoli) dhe pakëson simptomat e depresionit. Nëse keni dhimbje gjatë menstruacioneve, seksi mund të lehtësojë ngërçet e barkut dhe ju lejon edhe të flini më mirë. Me një fjalë, është më mirë se ilaçet antidepresive.
- Seksi të zbukuron
Fakti që bëni shpesh dashuri, ju bën një çift të kënaqur, pra, edhe më të lumtur. Por akti seksual luan rol edhe në bukurinë e jashtme. Kjo është ajo që konfirmon neuropsikologu skocez, David Uiks në librin e tij “Sekretet e Superinisë”. Ai pohon me siguri të plotë se dashuria vonon plakjen, duke e bërë lëkurën më të bukur dhe elastike. Dhe, kushton më lirë se një krem kundër plakjes, shtojmë ne!
- Seksi afron trupat, por edhe shpirtrat
Një gazetare e gazetës “The Guardian” vendosi të bënte një eksperiment. Gjatë një viti, ajo bëri dashuri me të shoqin çdo ditë. Në fillim, ajo shpjegoi se iu desh «ta sforconin» pak veten, por me kalimin e javëve, çifti u bë më i afërt dhe, jo vetëm në shtrat. Ndryshoi edhe jeta e tyre e përditshme: Më pak zënka, më pak probleme, pra, një lidhje më e mirë. Edhe në këtë rast, kimia luajti rolin e vet. Hormonet e sekretuara në momentin e marrëdhënieve seksuale forcojnë lidhjet dhe pakësojnë tensionet. Kështu, pra, pse të mos pajtoheni në shtrat?!