Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Zgjidheni kapelën sipas flokëve që keni

 

  1. Kapelë me strehë të madhe për flokë me onde

Të gjithë stilistët që pyetëm na thanë se kjo ishte kapela e duhur për flokët me gjatësi mesatare ose të gjatë, me onde të buta ose me shkallëzime; mbi të gjitha, sepse krijon një pamje prej bohemianeje të viteve ‘70. Mund të duket sikur kjo kapelë nuk të lejon t’i tregosh shumë flokët, por në fakt mund ta mbani në mënyra të ndryshme, jo të rrasur shumë në kokë. “Flokët e gjatë, të lidhur bisht kali duken shumë bukur me këtë kapelë”, thotë një stilist. “Meqë kapela bie në sy, bishti i kalit nuk ia merr asaj rolin e protagonistes”.

 

Advertisement

  1. Kapelë bombë për flokët mesatarë, të drejtë

Stilistët rekomandojnë një kapele bombë për flokët mesatarë, të drejtë, sepse “flokët dhe kapela balancojnë njëra-tjetrën dhe krijojnë një siluetë të bukur”. Jo vetëm kaq, por do të dukeni edhe moderne.

 

  1. Kapuç për flokët e gjatë, të drejtë

Një stilist tjetër thotë se preferon kapuçin për flokët e gjatë dhe, ja cila është arsyeja: “Njerëzit me flokë të shkurtër mund të ndjejnë se ai është shumë dominues dhe nuk i lë flokët të duken për të ekuilibruar pamjen”. Edhe stilistët e tjerë janë dakord; kapuçi është i mirë për flokët mesatarë, ose të gjatë. “Më pëlqejnë kapuçët kur flokët janë pak të shpupuritur dhe ti i largon nga fytyra”, thotë njëri prej tyre.

 

  1. Në formë këmbane për flokët e shkurtër, ose mesatarë

Stilistët thonë se kapela në formë këmbane është e përkryer për flokët e shkurtër. “Nëse ju keni flokë të gjatë, mund t’i fusni brenda. Kështu, mund të krijoni një model kapelon fallco”. Një tjetër shprehet kështu: “Më pëlqen kur flokët e shkurtër mbulohen krejtësisht ose dalin pak nga anët, duke krijuar një pamje si të viteve ‘10, apo ‘20”. Nëse doni ta theksoni këtë pamje retro, jepuni flokëve një valëzim.

 

  1. Kasketë për flokët e prerë drejt

Kasketa shkon me flokët e prerë drejt, deri te supet. “Më pëlqen kjo kapelë me këtë prerje flokësh, bile edhe me balluke. Kasketa mund ta vihet pak mbrapa në kokë, që të theksojë më shumë modelin e flokëve.” Nëse nuk keni këtë model floku, kasketa shkon edhe me bishin e lidhur poshtë.

 

  1. Beretë për flokët shumë të shkurtër

Një model flokësh shumë i shkurtër shkon shumë me një beretë. Kini parasysh aktoret si Halle Berri, apo Mishelë Uilliams.

 

  1. Kapelë republikë për flokët e shpupuritur

Stilistët tanë mendojnë se flokët e shpupuritur shkojnë më shumë me kapelat republikë. Njëri nga stilistët propozon një topuz anësor, të ulët, ndërsa tjetri, një bisht të kapur poshtë, me flokë të valëzuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A më dobëson “kërcimi i kangurit”?

Next Post

E përzura burrin nga shtëpia

Advertisement