“Kur vocat e Dibrës bëhen bashkë, e dini vetë ju”, me këto fjalë e ka shoqëruar Noizy një foto në të cilën ka dalë bashkë me Stinen në studio. Kjo le të kuptohet se shumë shpejt presim një hit të ri nga këta dy këngëtarë të cilët përveç suksesit, i bashkon edhe origjina. Stine vjen pas një pauze të gjatë në muzikë dhe duket se do të ketë një rikthim të fuqishëm me hite të reja, por jo vetëm, pasi po përfundon edhe albumin që së shpejti do të jetë në duart e fansave. Deri tani, ai ka publikuar klipin “Nëse vjen” ndërkohë që shumë shpejt del edhe klipi tjetër “A po ta heq ty menjen” për të cilin garantohet jo vetëm nga vetë këngëtari, por edhe nga ata që e kanë dëgjuar paraprakisht këngën, se do të jetë hiti i momentit. Ndërsa, Noizy është një ndër reperat më të suksesshëm të momentit, ndaj mendojmë se do presim një super hit prej dy çunave të Dibrës.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *