Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta ul fryrjen e barkut?

 

– Kam herë pas here një problem me fryrjen e barkut, më duket sikur po pëlcas dhe dukem sikur jam shëndoshë. Në fakt më shumë është fryrje sesa shëndoshje. Ju lutem, instruktor, çfarë më këshilloni për uljen e barkut? Ina.

Mario, instruktor:  – E nderuar Ina, së pari duhet të bëni një vizitë te mjeku i familjes për të përjashtuar faktin që nuk keni ndonjë problem shëndetësor në lidhje me fryrjen e barkut. Ka edhe probleme të brendshme shëndetësore që japin fryrje të barkut. Unë, përveç fitnesit, që do t’ju sugjeroja ta fillonit, sepse ndikon shumë në uljen e fryrjes së barkut, do t’ju këshilloja edhe këto rregulla: nëse jeni duhanpirëse, duhet ta lini, sepse nikotina rrit nivelin e kortizonit, hormonin e stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark, gjë që duket si fryrje, por në fakt është dhjamë. Mos konsumoni shumë alkool, sepse ai ka tendencën për t’ju krijuar dhjamë në bark. Qëndroni drejt, mos u kërrusni. Një pozicion i keq, bën që barku, edhe kur nuk është i fryrë, të duket si i tillë dhe për pasojë, të akumulohet dhjami pikërisht në atë pjesë që nuk e mbani drejt. Duhet të pozicionoheni me shpinën drejt dhe barkun ta fusni nga brenda. Ky lloj pozicioni është edhe një lloj ushtrimi për trupin, sepse kurrizi fillon të drejtohet dhe ndërkohë, barku sheshohet, nuk fryhet.

Advertisement

– Kur të bëni fitnes, përpiquni ta forconi shpinën me anë të peshave. Në këtë mënyrë, nuk do ta harkoni përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh. Shpina do të marrë drejtimin e duhur dhe barku fillon të rregullohet. Hani sa më shumë fibra, të cilat i gjeni në fruta dhe perime. Ato të ngopin dhe largojnë kapsllëkun. Pini shumë ujë, të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Uji i ndihmon zorrët të funksionojnë më mirë dhe tretja e ushqimit do të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë. Kur të visheni, evitoni veshjet e ngushta që nxjerrin në pah barkun, ose e presin atë.

– Do t’ju sugjeroja gjithashtu aerobi ose zumba, të cilat ndihmojnë shumë në uljen e barkut me lëvizjet e tyre në kërcim. Edhe biçikleta ndihmon, sepse pjesa që djersitet më shumë është barku. Vetëm kini parasysh se, të qëndruarit drejt është një nga ushtrimet kryesore që duhet ta keni parasysh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqiperia...

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement