Dedikim Elmaz Lales, mikut tim të kahershëm e të përhershëm
– Në Dibër ka qenë përhapur fjala se nuk ka si fisi Lala,
Kjo është fjalë e vërtetë, se Elmaz Lalen e njoh vetë…
– Më pati thënë një miku im, se në Dibër thuhet një urim:
T’u bëfshin djemtë si djemtë e Laleve, aq të “vjeçem” e besnikë të fjalëve!
– Elmazi kudo ku ka punuar, veten, fisin e ka nderuar
Si një mjeshtër në timon, si shef në seksion…
– Me mençuri edhe guxim, prej dekadash në arsim…
Njeri dijes dhe i progresit, larg “pislliqesh” e çdo vesit.
– Se në Dibër si për “dreq”, ca njerëz kënaqen kur bëjnë keq
Por shumica janë qytetarë, dhe të mençur dhe bujarë
– I tillë është dhe Elmaz Lala, i kanë lezet puna e fjala
Ka qënë dhe kryetar i PS-së, por me partitë nuk ke “besë”.
– Se për Elmazin zemër artë, ishte dashtë një post i lartë!
“Timonierit” Edi Rama do t’ia çoj nja dy “selama”
– Një për Dibren e një për ty… se ju jeni një “pasuri”
Me aq sa ia ke bërë “hyzmetin”, të paktën të “kapesh” ti deputetin
Por ajo që ka rëndësi: je shumë i lartë si njeri…
– A e mban mend, Elmaz në zbor, fasulen e hanim ne me zor,
Ndaj dhe blinim gurabia, se veç ato kishte tregëtia
– Se shumica nëpër repart, ecnin kot poshtë e lart
Ne të dy rrinim mbi libra, sa na quajtën “shkencëtarë” nga Dibra.
– Në Peshkopi të kish lezet, si për punë e “marifet”
Jo si ca “hapa – hupa” që në vend të “armëve shtijnë me shtupa”.
– Ca njerëz atje aspak të denjë, dhe Zoti i ka bërë me shenjë
Pijanece edhe “sakatë”… ja ç‘mban Dibra jonë e ngratë
– Kurse ne ecëm përpara, veç me djersë e jo me “lara”
Në Tiranë prej shumë vitesh, larg prej veseve e rreziqesh…
– Psikologe e njerëz humanë, ne të dy ia dolem mbanë…
Pas shumë vitesh po të shkruaj, si “kthim borxhi” që po ta ruaj
– Që fëmijët e tu të jenë krenarë, për këtë baba zemër-ar
Suksese e jetë paç gjithmonë
O “thesari” i Dibrës tonë.
Miqësisht, me dashuri, Prof. Jashar Demiri Cel. 0692255562.
Heshtje…
Heshtjen e mbaj neper duar, e hedh, e veshtroj, e vertit, kjo heshtje s’eshte si e jotja, që shpirtin me zjarr ma zhurit. Kjo heshtje më merzit, më tremb. Me lodh kjo vetmi. E marr neper kembe une heshtjen, e shkel, e shtyj dhe e fshij. Por ti je larg… “Larg”, “larg” peshperisin kujtimet, fotot, pikturat e varura ne mur. “Larg”, me thote vetmia qe më varet ne qafe si gur. Ne fund te fundit, çfare eshte “larg”? Dy kilometra, dyqind, dymije? Larg, larg jane edhe dy hapa, kur ti një here s’mendove të shohësh çfarë le prapa… Heshtjen e mbaj nëpër duar, e hedh, e vërtit, e largoj. Kacafytem me heshtjen çdo dite e prape me heshtjen jetoj. Lida.
Edhe larg po te jemi, asnje largesi s’mund te na ndaje… As kur mes nesh te kete mbire një bote e madhe dhe kilometrat te na ken marr me vete si dy gjethe vjeshte. Sepse mund të mos të të shoh syri im, as buzet e mija… Por për sa kohë zemra të mban brenda ti do te jesh per mua më afer se vetë jeta ime! Të dua, yll! G.
Ti rrofsh, Kadri Morina
Siç mund të keni vënë re, ka muaj e muaj që me gazetën tonë të dashur “Intervista” shkruaj vetëm urime të shkurtëra, por që e arrijnë atë që duhet të arrijnë. Sot, do të kërkoj mirëkuptimin e Redaksisë që të botoj një mesazh pak (fare pak) më të gjatë dhe që veçohet. Është fjala për të mirënjohurin Kadri Morina. Ai paska një djalë me emrin Klark, njëlloj si ai i komandantit amerikan që ishte në krye të forcave që çliruan Kosovën. Ai (Kadriu) shkon në Rumani dhe merr pjesë në përurimin e bustit të Ismail Qemalit, që e ka sponsorizuar vetë. Dhe, mund ta merrni me mend, se bën një bust bronzi. Ai… çudia vetë! Është marrë vesh, me autoritetet braziliane (atje ku zhvillohet Botërori i futbollit) që të vendosë, një nga sheshet e Rios, apo Brazilisë, bustin e Nënë Terezës! Si thoni, po t’ju them që edhe këtë e ka sponsorizuar ai?! Janë jo pak para, por të hedhura për dy figura që janë “gurë kilometrikë” në historinë tonë. Dhe, pastaj, buzëqeshja e tij e çiltër. Sa kuksian dhe shqiptar i madh! Rrofsh, o Kadri Morina! Ti i bën veprat, gazetari shkruan. Flamur Bërdëllima
Mesazh për letrën: “Spiunova shoqen time”
Ke bërë shumë gabim, mendo që ke shkatërruar një familje, aq më tepër atë të shoqes tënde. Në qoftë se do ta doje pa hile, duhet ta bindje që të hiqte dorë, në rast të kundërt duhet ta paralajmëroje që do t’i tregoje të shoqit. Një shoqe e mirë bën të pamunduren që të tregojë rrugën e drejtë. Nuk quhesh shoqe. Do të të brejë ndërgjegjia kur të shikosh fëmijën e saj me prindër të divorcuar.
Nënës sime…
Nënë, fjalë plot kuptim, ka shqiptim, nënë që më solle në jetë që të të lashë një brengë për jetë, më fal po të pata lënduar, po pati ardhur ora që duhesha larguar. Ne ishim porsi shoqe që mbillnim borzilok e trendafil, për ty sot thura një urim. Urimi del nga zemra që pikon gjak, të dua moj nëna ime, të dua pa masë. Lotët smë janë tharë, malli më ka marrë me shpirt me mendje me zemër gjithmonë të kujtoj nëna ime. Nëna ime fytyren tënde imagjinoj sa e bukur aq e ëmbël dhe e ngrohtë, nëna ime ti veç për mua. Mendoj sytë e tu, sytë e tu të mbushur me lot, zemra ime jo nuk duron dot nëna ime. Je ti engjëlli që më mbron, fjala jote shpirtin ma qetëson. Nëna ime je më e mira në këtë botë. Nëna ime nuk ka gjë që të krahason. Nga Lindita Fier.
Kthehu tek unë…
Të njoha papritur, ma more zemren me një shikim të vetëm. Zemra më tha se me ty kurrë nuk do ta gjej lumturine por unë nuk e dëgjova… E çfarë bëra e dënova veten me nje dashuri te fundosur qe nga fillimi. Isha verbuar e nuk po e shihja humbjen apo të pakten nuk pajtohesha me të. Tani nuk kam më askujt it lutem, kujt ti zgjas doren per ti ngritur shpresat e mia për jete e jo për te mu kthyer ti se kjo gje kurre nuk do të ndodhë. Netët janë te pafundme dhe vetëvrasese pa ty, pa dashurie tende. Vetëm errësira qe mbizotronte brenda mureve te dhomes sime i di te gjitha fshehtesirat e mia, e di dhembjen që e ndjej brenda në shpirtin e thyer. O Zot i madh që je mbi te gjitha, te drejtohem ty, ngaqë ti je i vetmi qe sundon per fatin e njerëzve… Kërkoj nga ti ndihme që të permirësoj gabimin tim e te mos e shkatërroj jeten time ne menyren me te vrazhdë duke humbur veten për një djale. Mirëpo nese gjithë kjo vuajtje nuk është denim per gabimet e mia ateher te lutem o Zot kthema dashurin time ta kem si dikur prane meje. Por kësaj herë nëese ma kthen te lutem te jete pergjitmone e jo te me largohet perseri e mua te me perseriten prap keto gjera siç po ndjehem tani. Ngushëllimi i vetem per mua është dashuria qe ishte afer meje edhe pse te tjeret na pengonin. E kuptova këtë gje kur te kisha prane, kur zemrat tona rrahnin forte ne kraheror. Po të pyes i dashur a jam duke te munguar, a je permalluar te me shohesh, të kthehemi ne ditet kur mendonim se vetem ne te dy jemi ne kete bote. E di se zeri im ska fuqi qe te arrij deri atje ku gjendesh tani, e pe ate po vuaj. çfarë do të më ndodhë mua kur ta besh nuse tjetren. Ajo dite do te jete kaptina e fundit e romanit dhe shpresoj qe ndokujt do ti sherbej si mesim për të mos rene ne dashuri ne njeri qe i përket tjetres. Oj zemra ime që po rrah diku larg meje me kilometra do të dua gjithmone, do te behem skllave e ytja sepse nëse vazhdon te jesh larg një ditë do te me humbesh pergjithmonë. Deri atëherë do të pres kthimin tënd.
Jetoj në vetminë tënde nëse dikush të lëndon, sa më dhemb ta dij se merr frymë por sje i lumtur. Për mua je engjëll që çdo natë më ruan, që në ëndrrat e mia shton qetësinë. Dhe duke menduar për ty pikon loti që gjithmonë ti e fshije nga sytë e mi. E mallkoj ditën kur rrethanat tona na ndan. E mallkoj çdo minut që ma kaplon shpirtin me vetminë e ankthit tim. E mallkoj jetën që më bëri të vuaj, e mallkoj botën që jam e vetmuar, sa do të doja që së paku vetëm dhe një herë të të kem afër që të mund të të ndjej e të të shtrëngoj fort. Kudo që je mos harro që edhe pse jemi larg zemrat tona janë afër. Nuk mund të të them dot lamtumirë, nëse në jetë ishe i vetmi që e dashurova. Nuk mund të flas e të bëj gjoja jam e lumtur. Në hapësiren time po plas jeta ime. Për çfarë jam në këtë botë nëse kur kjo nuk rrotullohet. Jam e vetme këtu dhe lutem për plagët të shkojnë, zemra ime ka hakmarrje që ma bën të vështirë të zgjohem. Sdua të dorëzohem, dua të të kem afër të kaloj jetën me ty përgjithmonë. Të të dua, nuk është zgjidhje, sepse nëse nuk të kam, atëhere ajo është e kotë. Por çfarëdo që ndodh me mua, të lutem, kurrë mos më harro. Eri.